Fokus

Policia jep detaje për aksidentin në mes trenit dhe një veture në Sllatinë

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 14 October 2023

Një aksident mes trenit dhe një veture ka ndodhur në Sllatinë rreth orës 21:00, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili ka njoftuar se nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku  të ndodhur në rrugën e re të aeroportit, në vendkalimin hekurudhor ku janë përfshirë  një tren dhe një automjet. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka deklaruar Borovci për Infokus.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni pamje nga aksidenti:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera