Lajme

Falsifikimi i euros, Banka e Shqipërisë apelon tek qytetarët për kujdes

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 12 May 2024

Monedha kombëtare në qarkullim, në fund të vitit 2023, arriti në 408 miliardë lekë, me një rritje prej 6.8 miliardë lekësh krahasuar me fundin e vitit 2022.

Pavarësisht këtij treguesi, Banka e Shqipërisë bën të ditur se numri i kartmonedhave të falsifikuara ra në minimum historik.

Më konkretisht vetëm gjatë vitin 2023 janë sekuestruar 195 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara në qarkullim, kundrejt 343 copëve në vitin 2022.

-Advertisement-

Shqetësuese për Bankën e Shqipërisë mbetet edhe sasia e lartë e sekuestruar e monedhës euro në zonën e BE, e cila shënon dhe numrin më të lartë të turistëve që vizitojnë Shqipërinë.

Nga këndvështrimi teknik i fenomenit të falsifikimit të kartëmonedhave kombëtare, ato janë riprodhime të thjeshta me pajisje dixhitale komerciale.

Institucioni i Bankës së Shqipërisë apelon ndaj qytetarëve që për dyshimet e tyre të konsultohen në uebsite- in zyrtar për t’u njohur me elementët e sigurisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera