Fokus

A u zhdukën vijat e kuqe mes LVV-së dhe PDK- së, Xhavit Haliti flet për mundësinë e koalicionit mes këtyre dy partive

Autori: Samire Jaha 13:09 | 23 May 2024

Për një koalicion të mundshëm PDK-VV, po diskutohet që do të ndodhë pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqit që patën javën e kaluar.

E këtë me një farë mënyre e ka konfirmuar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.

Ai në një prononcim për Infokus tha se ky koalicion nuk është i nevojshëm por i mundshëm.

-Advertisement-

” I nevojshëm nuk është aktualisht por është i mundshëm”, tha shkurt Haliti.

Por gjithashtu nga deputeti Haliti nuk mungoi edhe një kundërpërgjigje për deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovcin që mbrëmë tha se Vetëvendosje i fiton 51% të votave edhe pa një koalicion me PDK-në.

Ndiqeni storien më poshtë për të parë kundërpërgjigjen e deputetit Haliti:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera