Fokus

Deputetët e PDK-së “godasin” Mefail Bajqinovcin pasi tha se nuk kanë nevojë për koalicion “i fitojmë vetë 50%”

Autori: Samire Jaha 13:05 | 23 May 2024

“E dinë mirë Bajqinovci që me qeverisje të keqe me qeverisje që e rrezikon shtetësinë e Kosovës askush nuk bënë koalicion me të”, kështu u deklarua për Infokus deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj.

Ai këtë deklaratë e dha si një kundërpërgjigje nga deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovcit i cili mbrëmë tha se Vetëvendosje nuk ka nevojë për koalicion pasi që do të i fitojnë 50% të votave kurdo që do të ketë zgjedhje.

“Ky është një narracion që LDK-ja duke e krijuar në publik, Nuk ka koalicion me PDK-në dhe nuk do të ketë, ne do t’i fitojmë 50% të zgjedhjeve sikur herën e kaluar kaluar dhe do qeverisim me vendin ashtu sic kemi qeverisur deri më sot. Ne s’kemi nevojë për PDK-në as nuk do futemi me PDK-në, ne do ta qeverisim vendin vetë, kurdo që mbahen zgjedhjet pas një muaji, dy muajve….” – u shpreh ai, mbrëmë në rtv21.

-Advertisement-

E ndërkaq Qalaj tha për Infokusin se nuk komenton deklaratë të paqëndrueshme pasi askush nuk bënë koalicion me qeverisje të keqe.

“Ju e dini që Partia Demokratike është duke bërë vazhdimisht kërkesë që sa më shpejtë që është e mundur ta shpërbëjmë Kuvendin dhe vendi të shkojë në zgjedhje, por nuk komentojë deklarata të paqëndrueshme meqenëse e dinë mirë zotri Bajqinovci që me qeverisje të keqe me qeverisje që e rrezikon shtetësinë e Kosovës askush nuk bënë koalicion me të”, u deklarua Qalaj për Infokus.

E po ashtu edhe deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti tha se Bajcinovcin nuk e komenton fare.

“Nuk e komentoj Bajcinovcin hiq”, tha shkurt Haliti për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera