Vazhdon dëshminë dëshmitari i 65-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 23 May 2024
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari i 65-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili mbanë kodin W04710 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ky dëshmitar, dëshminë e ka nisur të mërkurën dhe sipas përmbledhjes së lexuar nga prokurorja Alexandra Insinga ai është i afërm i një viktime e cila është zhdukur dhe vrarë nga Drenoci, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Përpara se të vazhdohet me dëgjimin e dëshmisë së këtij dëshmitari, kryetari i trupit gjykues Charles Smith III tha se do të diskutojnë lidhur me një çështje fillimisht, por që seanca kaloi në sesion privat me arsyetimin e mbrojtjes së dëshmitarit dhe informacionit konfidencial.
Megjithatë, vlen të theksohet se është bërë modifikimi për pushimet në orarin e sotëm të seancës për sesionin e paradites ndërsa, orari i pasdites mbetet i pandryshuar.
“Seanca e parë do të zgjasë deri në orën 10:30, pasuar nga një pushim prej 15 minutash. Seanca e dytë do të vazhdojë deri në orën 12:00. Pushimi i drekës do të jetë prej orës 12:00 deri në ora 14:30, ndërsa seanca e fundit do të mbahet prej orës 14:30 deri në 16:30”, thuhet gjithashtu edhe në njoftimin e DhSK-së.
Kujtojmë që gjatë fundit të seancës së djeshme, kryegjykatësi Charles Smith III tha se ZPS-ja ka propozuar që dy dëshmitarë të tjerë të dëshmojnë përmes video-lidhjes për çka tha se vendimi do të merret me vonë. Ndryshe, palët mbrojtëse nuk e kundërshtuan këtë parashtrim të ZPS-së.
Zyra e Prokurorit të Specializuar më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Të tjera
-
Ministri i Mbrojtjes uron Kurban Bajramin
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka uruar besimtarët myslimanë me rast...
-
Besimtarët myslimanë në Shqipëri falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, por edhe në Shqipëri kremtojnë sot K...
-
Osmani: Uroj që festa e Kurban Bajramit të sjellë gëzim, paqe dhe begati në familjet tuaja
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar festën e Kurban për gjithë besimtarët mysli...
-
Mesazhi i Tërnavës për Kurban Bajram: Është detyrë e jona që ta duam, ruajmë dhe ta mbrojmë atdheun tonë
Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili th...
-
Oficerë të FSK-së diplomojnë në kolegjin e ushtrisë amerikane
Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, majorët Alban Bunjaku, Agron Murati...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërnd...
-
Myslimanët kremtojnë Kurban Bajramin, festën e besimit dhe sakrificës
Besimtarët e fesë islame kremtojnë sot Kurban Bajramin, i cili sipas traditës...
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...