Fokus

“Zgjedhje të parakohshme”, a do të vendoset sot për fatin e qeverisë Kurti?

Autori: Samire Jaha 12:48 | 23 May 2024

Pothuajse 1 orë me vonesë filloi përsëri seanca e së enjtes e paralajmëruar nga Kuvendi i Kosovës ku pritet të diskutohet për 23 pika për shqyrtim dhe miratim nga deputetët, shkruan Gazeta Infokus.

Përderisa Partia Demokratike e Kosovës e ka paraqitur këtë seancë edhe si ditën vendimtare sa i përket shpërbërjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme.

E në lidhje me këtë për Gazetën INFOKUS kanë folur disa nga deputetët e partive opozitare në vend.

-Advertisement-

Në një prononcim për Infokusin deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Rashit Qalaj tha se sot mund të ndodhë shpërbërja e Kuvendit.

“Për momentin nuk është në rend dite por mund të ndodhë”.

Gjithashtu ai para seancës të Kuvendit iu kundërpërgjigj edhe deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovcit që mbrëmë tha se Lëvizja VetëVendosje, mund të fitojë 51% edhe pa koalicion me PDK-në.
“Ju e dini që Partia Demokratike është duke bërë vazhdimisht kërkesë që sa më shpejtë që është e mundur ta shpërbëjmë Kuvendin dhe vendi të shkojë në zgjedhje, por nuk komentojë deklarata të paqëndrueshme meqenëse e dinë mirë zotri Bajqinovci që me qeverisje të keqe me qeverisje që e rrezikon shtetësinë e Kosovës askush nuk bënë koalicion me të”, u deklarua Qalaj për Infokus.

E po ashtu edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se kryeministri Albin Kurti duhet të japë dorëheqje.

“Kryeministri nëse e ka seriozisht atëherë mund të shkojmë (në zgjedhje), duhet me dhanë dorëheqje dhe atëherë vendi të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Lekaj për Infokus.

Ndryshe deputeti Bekë Berisha po ashtu nga kjo parti për Infokus tha se PDK-VV, do ta bëjnë asociacionin dhe koalicionin nga kundërshtimet e tyre të mëdha.

“Një asociacion që ka më u ba bashkë me PDK-në, edhe nuk është qudi kjo prej kundërshtimeve të mdhaja bëhen koalicione të tilla, bahen bashkë e bëjnë asociacionin nuk kanë ba kurgjo domethënë katër vjetë na kanë shku pa asnjë investim nga jashtë, asnjë njohje”, ka deklaruar Berisha për Infokus.

E gjithashtu si një mënyrë më të mirë që Kosova të shkojë në zgjedhje, Berisha thotë se vetëm atëherë “Kur ti shërben interesave të Kosovës e jo interesave të koalicionit PDK-Vetëvendosje.”

E si një kryeministër të ardhshëm, deputeti Berisha e sheh gjithmonë një lider jo të mirë për Kosovën.

“Nëse më pyet nga përvoja ime, ndonjë që është ma i keqi ka me ardhë prapë në Kosovë qikjo është praktika”, u përgjigj Berisha për Infokus.

E deputeti Xhavit Haliti nga PDK-ja, për koalicionin e mundshëm PDK-VV, tha se nuk është i nevojshëm.

” I nevojshëm nuk është aktualisht por është i mundshëm”, tha shkurt Haliti.

Ndërsa sa i përket deklaratës së Mefail Bajqinovcit, deputeti i PDK-së tha se “Nuk e komentoj Bajcinovcin hiq”.

Ndërkaq deputetja Duda Balje në lidhje me shpërbërjen e Kuvendit tha për Infokus se nuk ka vota që e plotëson numrin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“ rejt puna mbrenda kuvendit janë punë e marrëveshjes tash unë personalisht mendoj që nuk kemi vota, kryeministri ka vendos që jo vetëm me një parti, e nuk besoj që AAK, LDK kanë me votu, e mendoj që këtë iniciativë nuk ka me shku deri fund. Në zgjedhje jemi edhe disa muaj deri në përfundim të mandatit, jemi tu prit na si deputet në fakt kemi fillu me punu me njerëz në teren nuk e di cila parti është gati, unë besoj që asnjë parti nuk ështa gati për zgjedhje, por përgatitja ka fillu secila parti ka njerëz në teren edhe ne e dimë që zgjedhjet janë shumë afër”.

Ndërsa sa i përket një koalicioni PDK-LVV, Balje tha nuk bëhet një koalicion i tillë.

“Unë nuk mundem me pa këtë koalicion, por është punë politike është sferë e interesit nëse ata mendojnë që mes veti duhet me pas një koalicion mirë edhe për Kosovën atëherë pse jo”, deklaroi Balje për INFOKUS.

Ndërkaq kërkesa e shpërbërjes e Kuvendit të Kosovës u bë nga Partia Demokratike e Kosovës pas takimit të kreut të kësaj partie me kryeministrin, Albin Kurti, i cili tha se Kuvendi nuk meriton asnjë ditë të vetme të shpenzojë taksat e qytetarëve kur është jofunksional.

Ndërkaq kryeministri Albin Kurti në lidhje me zgjedhjet e reja ka thënë se VV-ja gjithmonë është gati për zgjedhje të reja.

“Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje. Ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat, shkon mandati deri në fund”, kishte deklaruar Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera