Fokus

Lirohet personi që u intervistua nga Policia në lidhje me hedhjen e molotovit në një shtëpi të një shqiptari në veri

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 17 September 2024

Policia e Kosovës ka përfunduar para pak minutash intervistimin e një personi në lidhje me hedhjen e një kojteji të motovit në një shtëpi në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicën e Veriut.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka thënë për Gazetën Infokus, se personi i ndaluar u intervistua në cilësinë e dëshmitarit.

“Ka pëfunduar intervistimi i tij. Është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit”, ka theksuar Elshani.

-Advertisement-

Rasti ndodhi në orët e para të mëngjesit, përderisa shtëpia është një nga objektet e rindërtuara nga Qeveria e Kosovës. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera