Lajme

“I vdiq djali përpara…”- Halil Kastrati rrëfen historinë prekëse me ish-ushtarin e UÇK-së!

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 12 May 2024

Humanisti i njohur, Halil Kastrati, në një intervistë dhënë për dokumentarin “Expose” ka folur më gjerësisht rreth jetës dhe punës që bën tash e disa vite.

Kastrati na tregon një nga historitë më emocionuese që e prekur jashtëzakonisht shumë gjatë punës së tij humanitare me një ish-ushtarë të UÇK-së që e humbi djalin përpara se të arrinte t’i ndërtohej shtëpia.

” Ka shumë raste, unë me të vërtetë e kam thënë shumë herë, gjokset tona mbajnë shumë skenare, shumë histori, shumë rrëfime. Ka rrëfime të tilla që ndoshta shpeshherë kur i mendojmë na kalon nata pa gjumë. Ne ballafaqohemi me lloj-lloj rasti. Do ta kisha cek një nga rastet më të freskëta tani shpejt. Të një ish-ushtari të UÇK-së, kur ja dhamë lajmin se do të bëhet me shtëpi të re dhe gjatë bisedës me të tha e kam djalin 18 vjeçar dhe është pak i dobët dhe nuk po e merr në punë askush. Unë i thashë le të vijë e të fillojë punë tek ne, të na bashkangjitet ne në aksionet tona. Kur erdhi koha me na u bashkangjit, dy javë para, morëm lajmin se i njëjti djal ka vdek, pa qenë sëmurë.Ishte shumë rast prekës, ishin momentet kur unë e kam patur në studio babain dhe rrëfimi i tij se “në atë ditë kur ja dhamë lajmin familjes, djali nuk ka qenë në shtëpi” pastaj babai tregonte që u gëzu shumë djali sa kur e shihte duke u ndërtu shtëpija thoshte ‘këtu është dhoma ime, këtu është krevati’ por për fat të keq nuk arriti me gëzu. Të tilla raste ne ballafaqohemi çdo ditë”.

-Advertisement-

Kastrati i prekur tregon se ka prej banorëve që prej kur banojnë aty, askush nuk ka ardhur t’i vizitojë.

“Unë jetoj këtu, jo që kërkojnë ta kalojnë ditën dhe të flasin por unë kam patur dy raste që kanë këmbëngul, ‘thirre Halilin se jam keq’ dhe kur kam ardhë e kam gjet në gjendje të fundit të jetës, duke ma shtrëngu dorën dhe t’i e ndjen që po i del shpirti në dorën tënde, duke të falenderu dhe duke ta kërku hallalin. Ne jemi familjarizu, unë jetoj këtu me ta. Shumë shpeshherë që janë të mërzitur, edhe banorët kanë histori shumë prekëse. Ka prej banorëve këtu që prej ditës që kanë ardhë nuk ka ardhë askush t’i vizitojë. Nganjëherë i sheh nëpër dritare duke qarë, duke parë rrugën, duke i pa banorët e tjerë që po ju vijnë vizitë. Patsja ne organizohemi dhe merremi me to për t’ua përhumbur mërzinë” tha Kastrati për dokumentarin “Expose”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera