Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj Atdheut përmes shumë luftëtarëve të zotë, sa që edhe historia do të rrëfejë për ta
Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 12 May 2024
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në Komunën e Rahivecit.
Haradinaj ka thënë se betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, shënuan një kapitull të ri për Luftën.
“Rahoveci e ka dëshmuar kontributin ndaj Atdheut në luftën e fundit për liri përmes shumë luftëtarëve të zotë sa që edhe historia do të rrëfejë për ta tek brezat e ardhshëm. Me 12 maj 1998, pushkët e luftëtarëve të lirisë kumbuan në Anadrini. Betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, shënuan një kapitull të ri për Luftën Çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka kujtuar edhe të rënët e 12 majit.
“Jo rastësisht 12 Maji shënohet si Ditë e Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit. Atë ditë ranë heroikisht, Milaim Krasniqi dhe Elmi Morina. Një vit më pas, ra dëshmor një nga luftëtarët më të dalluar në rrethin e Anadrinisë, Bedrush Gashi. Sot, i shoqëruar nga kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, mora pjesë në manifestimin qendror kushtuar Ditës së Dëshmorëve, në Kompleksin Memorial në Gradish”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka kujtuar udhëheqësin e njësiteve të hershme guerile, Agron Rrahmanin dhe të rënët në Katundin e Ri të Pejës.
“Sot kujtojmë gjithashtu, në ditën e përjetësimit, udhëheqësin e njësiteve të hershme guerile të UÇK-së, Agron Rrahmani. Po ashtu, kujtojmë e nderojmë të rënët në Katundin e Ri të Pejës, të ekzekutuar nga dora e shtetit fashist serb. Kujtojmë rënien por dhe humbjen pa gjurmë të anëtarëve të familjes atdhetare Prelvukaj. Lavdi të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës ndër breza! Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë e përhershme!”, ka përfunduar Haradinaj.
Të tjera
-
Ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon dorëheqjen e Mimoza Kusarit
Ish-kryeinspektori i Agjecisë Kosovare të Intelegjencës, Burim Ramadani, ka k...
-
Dëshmitari Stankoviq thotë se vëllai, kushëriri dhe xhaxhai i tij ishin të mobilizuar në ushtrinë serbe
Dëshmitari Zoran Stankoviq gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka pohuar se vëllai ...
-
Arrestohen dy persona me urdhër-arrest ndërkombëtar, njëri kërkohej nga Polonia e tjetri nga Turqia
Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti FAST-ILECU ka arrestuar në dy ditët ...
-
Kompania private hapësinore kineze lëshon tre satelitë në orbitë
Kina nisi tre satelitë komercialë nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Jiuqu...
-
Përfundon intervistimi i gruas së Radoqiçiqit nga policia, ajo u ikë mediave
Pas rreth dy orë intervistim, bashkëshortja e terroristit Millan Radoiçiq, Em...
-
Macron e Biden marrin pjesë në 80-vjetorin e zbarkimit në Normandi
Një ceremoni zyrtare u mbajt sot në Colleville-sur-Mer për të përkujtuar 80-v...
-
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
Presidenti i UNI-Universum International College, z. Alejtin Berisha, ka qenë...
-
Nis procesi zgjedhor për Parlamentin e ri Europian
Në Holandë nisi sot votimi për Parlamentin e ri Europian, duke i hapur udhë p...
-
Haradinaj: VV i bashkoi votat me Listën Serbe kundër kategorive të luftës, Kurti t’ua pagat e kategorive të lirisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Maqedonci merr pjesë në shënimin e 210-vjetorit të krijimit të trupës së karabinierëve
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 2...
-
Angazhimi i ekspertëve për hetim në MPJD, përplasë pozitën e opozitën
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies ...
-
Mitrovica nderon dëshmorët
Me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Mitrovicë, drejtu...