Lajme

Sveçla dhe Hoxha vizitojnë policin që u plagos gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 12 May 2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë vizituar Januz Veselaj, pjesëtarin e Policisë së Kosovës i cili u plagos gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit.

Sveçla e ka përgëzuar policing për reagimin e shpejtë e profesional si dhe për rezistencën përballë plaçkitësve që rrezikuan jetën e tij, shrkuan Front Online.

“E përgëzova Januzin për reagimin e shpejtë e profesional si dhe për rezistencën përballë plaçkitësve që rrezikuan jetën e tij. Përkundër që gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rënduar u gëzova që rikuperimi po vijon shumë mirë.”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ai tha se hetimet për identifikimin e autorëve janë duke vazhduar me intensitet të lartë.

“Hetimet në identifikimin e kryesve të tentim vjedhjes dhe plagosjes së Januzit janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Kryesit e këtij akti dhe kushdo që do të tentojë të kryejë akte të tilla, do të përballet me gjithë forcën e ligjit.”, shkroi mes të tjerash ministri Sveçla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera