Lajme

Dy të lënduar në aksidentin e réndé në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 23 May 2024

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, e ku si pasojë kanë mbetur dy persona të lënduar.

Rastin për Infokus, e ka konfirmuar zëdhënësia e policsë Flora Ahmeti, ku tha se në aksident janë përfshirë tri automjete.

“Sot rreth orës 16:40, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri automjete.Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona” tha Ahmeti.

-Advertisement-

Ajo gjithashtu shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Gazeta Infokus, gjithashtu ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se njëra veturë ishte rrokullisur./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera