Fokus

LDK mbledh kryesinë e partisë, vendoset për ministrat e Hotit

Autori: Halil Berisha 14:37 | 02 June 2020

Të mërkurën pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku edhe do të votohet për Qeverinë Hoti.

E një ditë para kësaj ngjarje, gazeta inFokus, ka mësuar nga burimet e sigurta, se LDK, do të mbledh kryesinë e partisë.

Këtu, do të diskutohet për emrat e ministrave në kabinetin e Hotit.

-Advertisement-

Ndërsa, ditë më parë, u raportua në media që Vlora Dumoshi do të vazhdoj të jetë në ministrinë e Kulturës, Anton Quni të vazhdoj në atë të Mbrojtjes nëse kjo ministri nuk i shkon AAK-së.

Armend Zemaj, ministër i Bujqësisë, ndërsa Besian Mustafa do të kaloj në ministrinë e Integrimeve Evropian, e Agim Veliu do të kthehet në atë të Punëve të Brendshme.

Ajo çka është interesante, se u raportua që ministrinë e Infrastrukturës, Lumir Abdixhikut do t’ia marrë Arban Abrashi, shkruan gazeta inFokus.

Kjo pasi sipas burimeve të inFokusit, Abdixhiku nuk ka pranuar që të jetë pjesë e kabinetit.

Gazeta inFokus, gjatë kësaj të marte ka raportuar ekskluzivisht se janë 4 deputet të LDK-së kundër Qeverisë Hoti.

Ekskluzive: Këta deputet të LDK-së nuk e votojnë Qeverinë Hoti – inFokus

Megjithatë, po ka edhe kërcënime edhe me përjashtim nga partia për ata që nuk e votojnë Qeverinë të mërkurën./Gazeta inFokus/

Ekskluzive: Deputetët e LDK-së po kërcënohen me largim nga partia nëse nuk e votojnë Qeverinë Hoti – inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera