Fokus

Ekskluzive: Deputetët e LDK-së po kërcënohen me largim nga partia nëse nuk e votojnë Qeverinë Hoti

Autori: Halil Berisha 12:24 | 02 June 2020

Seanca për Kuvendin e Kosovës, ku pritet të votohet Qeveria Hoti, është thirrë për të mërkurën.

E gazeta inFokus, ekskluzivisht ka mësuar se dy deputet të kësaj partie, kanë vendosur pavarësisht të gjithave që të mos e votojnë këtë Qeveri, shkruan gazeta inFokus.

Fjala është për deputetin Haxhi Avdyli dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

-Advertisement-

Ekskluzive: Këta deputet të LDK-së nuk e votojnë Qeverinë Hoti – inFokus

Ndërsa, të shprehur kundër kësaj qeverie janë edhe deputetët Fatmir Rexhepi dhe Ardian Shala.

Një burim i sigurtë brenda partisë së Isa Mustafës, i ka thënë inFokusit, se deputetët që kanë thënë se nuk do ta votojnë Qeverinë Hoti, po kërcënohen nga partia.

Madje, këta, edhe po kërcënohen me largim nga LDK, nëse vendosin që mos të votojnë Qeverinë Hoti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera