Fokus

Ekskluzive: Këta deputet të LDK-së nuk e votojnë Qeverinë Hoti

Autori: Halil Berisha 11:51 | 02 June 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, deklaroi që është i bindur që i kanë 61 vota për Qeverinë Hoti dhe e njëjta do të ndodhë nesër në Kuvend.

Por, si duket, situata nuk është edhe kaq e thjeshtë, shkruan gazeta inFokus.

Gazeta inFokus, nga burime të sigurta ka mësuar që janë disa deputet të LDK-së që nuk do ta votojnë Qeverinë Hoti.

-Advertisement-

Në fakt, janë katër deputet të partisë së Isa Mustafës të cilët janë kundër Qeverisë së re.

Gazeta inFokus, mëson nga burime të sigurta se të mërkurën, Qeverinë Hoti, nga LDK, nuk do ta votojnë Haxhi Avdyli dhe Vjosa Osmani.

Ndërsa, ky burim i ka thënë inFokusit, se janë edhe dy deputet që janë kundër kësaj Qeverie.

Fjala është për Fatmir Rexhepin dhe Ardian Shalën, shkruan gazeta inFokus.

Ky burim i ka thënë inFokusit, se pavarësisht që këta dy të fundit janë kundër Qeverisë Hoti dhe kanë shprehur gatishmërinë për të mos e votuar, po përballen me presione të jashtëzakonshme.

Për këtë gjë, gazeta inFokus ka biseduar edhe me deputetin Haxhi Avdyli, mirëpo i njëjti, nuk ka pranuar që të jap ndonjë përgjigje konkrete.

Avdyli, i ka thënë inFokusit se për votën e qëndrimin e tij, do të flas të mërkurën, në Kuvendin e Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera