Fokus

Skandali i mishit të prishur,Peja nuk ka inspektor të veterinarisë

Autori: Anita Krasniqi 15:54 | 18 January 2019

Në Pejë të mërkurën,Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se një person në bashkëpunim të dy personave të tjerë në fermën e tyre ishin duke përgatitur mish të prishur nga një kafshë e ngordhur për t’a vënë në treg për konsum.

Këta persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe mishi është asgjësuar.

Por në Komunën e Pejës nuk kanë filluar ende inspektimet e mishtoreve dhe byrektoreve për të vertetuar që mishi në këtë komunë është cilësorë.

-Advertisement-

Këtë e ka bërë të ditur për gazetën inFokus, drejtori në Drejtorinë së Inpeksionit në Pejë, Leutrim Murtezaj.

“Për momentin nuk ka asnjë inspektor të veterinarisë i cili mund të bëjë inspektimet në këtë rast.Arseyja është se kemi pas një inspektor dhe tanimë ai është emëruar koordinator i projektit për trajtimin e qenëve endacak”, ka thënë Murtezaj.

Lamir Thaçi, zëdhënës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, për gazetën inFokus ka thënë se sasia e mishit është gjetur në kushte të tmerrshme higjenike.

“Në dy objekte të vogla,  në oborrin e shtëpisë është hasur në kafshën e copëtuar, si dhe në disa pajisje ftohëse të vjetruara (me korrozion). Aty është gjetur edhe  një sasi e konsiderueshme e produkteve të mishit të ngrira, tymosura në kushte jo të mira higjienike. Në kontroll organoleptik konstatohej se produkti kishte erë kundërmuese dhe pamja fizike ishte jo në rregull”, ka thënë Thaçi./Gazeta inFokus/

Lexo edhe: Prokuroria jep detaje për skandalin e mishit në Pejë

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera