Rozë

Ermali e Nera të mërzitur për ‘abenë’, i thonë lamtumirën e fundit

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 18 August 2020

Ermal Fejzullahu ka postuar një fotografi të veçantë të tij me xhaxhain e tij, i cili ka vdekur sot. Kunatit të saj i ka dhënë lamtumirën edhe Nera, gruaja e Sabriut.

Këngëtari Sabri Fejzullahu ka treguar sot me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram se vëllai i tij i madh, Shefki Fejzullahu, është ndarë nga jeta.

Ai ka shkruar ndër të tjera se ai iku shumë shpejtë dhe se do i mungojë shumë.

-Advertisement-

E përveç Sabriut, edhe Ermali ka bërë një postim për axhën e tij.

Ermali ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi ku shihet me xhaxhain para shumë vjetëve, ku janë shfaqur bashkë në një projekt kur Ermali ishte shumë i ri.

Këngëtari ka shkruar: “U prefsh në paqe axha im”, mbi foton e postuar.

E përveç Ermalit, edhe nëna e tij, Nera, ka bërë postimin lamtumirës për kunatin të cilin edhe ajo e quante ‘abeja’.

Nera ka shkruar: “Abeja jem u prehsh në paqe, të qoftë dheu u lehtë. Lamtumirë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera