Lajme

Ia huq Përparim Rama, thotë se mediat gënjyen mirëpo policia konfirmoi kërcënimin ndaj tij

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 24 May 2024

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi mediat raportuan se ai së bashku me një zyrtar tjetër të komunës janë kërcënuar.

Ai ka thënë se kjo nuk është e vërtet dhe se raportimet e tilla nuk janë të sakta, shkruan Gazeta Infokus.

‘’Mediet kanë raportuar një kërcënim ndaj meje si Kryetar i Kryeqytetit.  Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë kërcenim ndaj meje dhe se raportimet e tilla nuk janë të sakta”, shkruan Rama në reagimin e tij.

-Advertisement-

Mirëpo në fakt kërcënimin ndaj tij e ka raportuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ku thuhet se ai u kërcënua për shkak të planit të tij të punës në një lagje të Prishtinës.

“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Më 23.05.2024 pas hetimeve te zhvilluara ështe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se injejti gjate zhvillimit te nje diskutimi lidhur me planin rregullues te nje lagjeje te kryegytetit, kishte kanosur dy zyrtare te KK Prishtine (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal). I dyshuari pas intervistimit me vendim te prokuroritështe derguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

E në lidhje me këtë sot qytetarët e lagjes “Kalabria” protestuan edhe para hyrjes të Komunës së Prishtinës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera