Redaktori serb: Sjellja e Vuçiqit me flamur në OKB ishe cirk
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/05/Vojislav-Milovanceviq.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
13:39 | 24 May 2024
Redaktori i seksionit politik të portalit Nova.rs, Vojislav Milovanqeviq, vlerësoi për portalin N1, me rastin e miratimit të Rezolutës në OKB e cila shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, se që kur presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq njoftoi për atë rezolutë, gjithçka ka shkuar në drejtim të krijimit të një cirku.
“Disi kam përshtypjen se jemi në një lloj eksperimenti si shoqëri, si komunitet, ku me këmbëngulje përpiqen të shqyrtojnë se sa mund të durojë një popull, të jetojë në rrethana që nuk janë të natyrshme, ose nëse doni, nuk janë logjike dhe të shëndetshme”, thekson Millovançeviq.
Ai iu referua edhe mbështjelljes së Vuçiqit me flamur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke treguar se bëhej fjalë për nënçmim të flamurit, duke e përdorur atë për qëllime propagandistike.
“Dje, në momentin kur po ndodhte e gjithë kjo, kur u bë bujë në të gjithë qytetin dhe kur njerëzit ‘spontanisht’ dolën në rrugë me flamuj, isha dëshmitar i një bisede mes dy personave në rrugë, ku njëri tha, dhe mendoj se shpjegon qartë gjithçka që kaluam një muaj e gjysmë të fundit, e ndoshta edhe një vit, ‘do ta blija flamurin, por flamuri kushton 2000 dinarë, nuk i kam këto para për ta blerë. Dua, por nuk kam. Nuk kam para’. Mendoj se kjo e shpjegon shumë situatën”, thotë ai.
Ai shton se “nëse një person mendon të na ngacmojë në trafikun e orëve të pikut – ai mund ta bëjë këtë, nëse mendon të urdhërojë të bien këmbanat e kishës, ato do të bien, nëse një person mendon të japë një temë, gjë që në thelb nuk e bën të mos ndryshojë asgjë në marrëdhëniet e fuqive të mëdha ndaj nesh, në përgjithësi në pozicionin tonë ndërkombëtar, nëse i shkon mendja ta vendosë atë temë në piedestal dhe të flasë për të, ne vetëm do të flasim për të”.
Millovançeviq shtoi se vetëm në Serbi është thënë se me atë rezolutë populli serb ka dashur të etiketohet si gjenocid, gjë që nuk përmendet askund, e as që e ka thënë dikush në bashkësinë ndërkombëtare. /N1info
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/BKT-Kosova-The-Banker-2023-scaled.jpg)
Të tjera
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...
-
KFOR-i publikon pamje nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e ...
-
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hash...
-
“Parisi 2024”, Osmani i ofron mbështetje ekipit të Kosovës: E bindur që do të shkëlqejnë dhe do të sjellin medalje
Presidentja Vjosa Osmani është lajmëruar në faqen e saj në Facebook, pak minu...