Rozë

Ish-banorët futen në shtëpi, Ilnisa e befason Meritonin me tortë për ditëlindjen e 29-të

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 23 May 2024

Ditën e sotme (e enjte) feston ditëlindjen e 29-të banori i Big Brother VIP Albania 3.

Me këtë rast në shtëpinë e famshme i është organizuar një festë nga ‘Vëllai i Madh’.

Të ftuar në këtë mbrëmje kanë qenë ish-konkurrentët duke ia bërë këtë ditë edhe më speciale.

-Advertisement-

Po ashtu për të performuar ka qenë e ftuar edhe këngëtarja e njohur, Soni Malaj.

'Vëllai i Madh' organizon sonte festë në BBVA për ditëlindjen e Meriton Mjekiqit - ftohen edhe ish-banorët

Lexo po ashtu‘Vëllai i Madh’ organizon sonte festë në BBVA për ditëlindjen e Meriton Mjekiqit – ftohen edhe ish-banorët

Të gjithë njëzëri interpretuan këngën e ditëlindjes, e më pas u fut Ilnisa me tortë.

 

Puthjet dhe përqafimet kanë qenë të shumta mes çiftit, të cilët nuk janë parë për një kohë.

Në shtëpi po mbizotëron një atmosferë e mrekullueshme, ku Soni ka kënduar disa nga hitet që ka realizuar ndër vitesh.

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

Theksojmë që finalja e Big Brother do të mbahet më 25 maj (e shtunë). /Telegrafi/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera