Lajme

O’Brien duke prerë shiritin, Kurti për Ambasadën në Washington: Përurimi në prag të 25-vjetorit të çlirimit, dëshmi e fortë për aleancën tonë

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 24 May 2024

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografi nga ceremonia e inaugurimit të objektit të Ambasadës së Kosovës në Washington, ku mori pjesë edhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Kurti ka thënë se përurimi i ambasadës në objektin e ri, mes miqsh, në prag të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, është simbolikë e thellë, dëshmi e fortë dhe festë për aleancën mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, raporton Express.

“Objekti i Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tash është pronë e Kosovës dhe shtëpi e përhershme e Republikës sonë atje. Me një arkitekturë moderne, karshi Katedrales Kombëtare të Ëashington-it të stilit neo-gotik anglez, ndërtesën e ambasadës sonë tani e gjeni në rrugën e Massachusetts, apo siç njihet ndryshe “Rruga e Ambasadave”. Përurimi i saj në objektin e ri, mes miqsh, në prag të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, është simbolikë e thellë, dëshmi e fortë dhe festë për aleancën tonë 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera