Eksperti i sigurisë: Në Shkodër kemi proces mafioz të kontrollimit të territorit
Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 31 January 2023
Prej disa ditësh, Policia e Shtetit në Shqipëri ka nisur një aksion për heqjen e kamerave të paligjshme në rrugët e qyteteve. Qindra kamera janë çmontuar deri tani në Shkodër, Durrës, Pogradec, Lushnjë, Shijak, Krujë, por edhe në Tiranë.
Për ekspertin e sigurisë, Lavdrim Lita, operacioni ka nisur nga Shkodra, qytet që sipas tij i nënshtrohet procesit mafioz të kontrollit të territorit.
“Operacioni ka nisur nga Shkodra për shkak të një atentati që iu bë shefit të krimeve dhe pas informacioneve që banda rivale monitoronin njëri-tjetrin, por edhe bizneset që ishin në Shkodër, pasi në Shkodër kemi proces mafioz të kontrollimit të territorit dhe bizneset japin gjoba për shkak se bandat furnizojnë me “security”. Nëse një biznes nuk jep para, aty mund të ketë djegie, atentate”, tha Lita për a2news.
“Proceset mafioze dhe problematikës së kamerave janë në Shkodër, Vlorë dhe Elbasan. Pjesa tjetër ka të bëjë me gjëra të tjera. Nuk ka vetëm kamera të bandave, por edhe të vëna para shumë vitesh që nuk janë më në funksion apo kamera biznesesh që nuk kanë marrë autorizim. Kemi futur të njomin me të thatin për të krijuar tym”.
Sipas tij, serverët e këtyre kamerave janë jashtë Shqipërisë dhe kontrollohen nga Mali i Zi, Dubai, etj. “Kurse në qytete të tjera kemi të bëjmë me kamera që kanë dalë nga funksioni prej vitesh. Këtë punë mund ta bënte policia bashkiake, ose institucione të tjera. Në disa qytete ka pasur shtet paralel, banda që kontrollojnë sigurinë e qytetare”, shtoi ai.
Lita thotë se një mënyrë për të zbuluar kush i ka vendosur këto kamera, është duke parë kush paguan energjinë elektrike për t’i mbajtur ndezur 24 orë në ditë, për 365 ditë. “Në disa raste kamerat janë me rezolucion shumë të lartë, që blihen në Kinë apo Izrael, që në vendet e BE-së janë të paligjshme”, tha ai. /a2news
Të tjera
-
Tajani: Kosova t’i respektojë zotimet që i ka bërë me Evropën
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani,...
-
Vetaksident në Pejë, vetura bie në lumë
Të premten rreth orës 14:50 në fshatin Dubovë të Pejës ka ndodhur një vetaksi...
-
Një qytetar bie në një gropë të hapur në Shadërvan, po kryheshin punime e aranzhuara nga komuna
Një qytetar në Prizren ka rënë në një gropë në qendrën e qytetit, ku Komuna e...
-
Krasniqi u shkruan letër Kurtit dhe liderëve të opozitës, përmend dy data kur duhet të shkohet në zgjedhje
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u ka shkruar letër kryeministrit Albin Kur...
-
Ekspert për monitorimin e lajmeve që sulmojnë, INPO i kërkon Nagavcit anulimin e tenderit
Organizata INPO kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe In...
-
Ministria e Nagavcit kërkon monitorues të lajmeve që e atakojnë ministrinë
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e cila drejtohet...
-
Kusari-Lila: E paimagjinueshme shpërndarja e Kuvendit kur për debat ka kaq pak deputetë
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila pa...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën nga ora 10:00. Rendi i ditës: ...
-
Arrestohen dy persona, dyshohet se kryen veprën penale rrëmbim
Zyrtarët policorë të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në asistim të Njësi...
-
Gjykimi për Thaçin dhe të tjerët vazhdon më 27 maj
Gjykimi për rastin Thaçi dhe të tjerët do të rifillojë të hënën më 27 maj. Kë...
-
23-vjeçarja kompensohet me 110 mijë euro pasi u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë
Kuvendi Komunal i Prishtinës me 36 vota për, asnjë kundër e ka miratuar propo...
-
Tahiri: Kurti nuk ka shpëtim nga ballafaqimi me opozitën, veç vonim
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se ballafaqimi i...