Lajme

Kusari-Lila: E paimagjinueshme shpërndarja e Kuvendit kur për debat ka kaq pak deputetë

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 24 May 2024

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila pas dështimit të seancës së kuvendit ku do të trajtohej shqyrtimi i projekt-rezolutës për tri vjet qeverisje, ka thënë se LVV ka qenë në gjendje gatishmërie për përballje.

“Ne ishim të përgatitur dhe me pjesëmarrje të plotë dhe të konfirmuar. Ky debat është i konfirmuar edhe me agjendën e kryeministrit, i cili erdhi në seancë dhe që i gatshëm për t’u përballë bashkë me pyetjet e komentet”, ka thënë ajo në deklarim për media.
Kusari – Lila ka thënë se vet deputetët e partisë propozuese të këtij debati, ata të AAK-së, kanë munguar në seancë.

“Është debati që AAK e kërkuar tre muaj më parë, ndërkohë që nga ta ishin vetëm tre deputetë. Nuk e di cili është arsyetimi i partisë opozitare kur kërkon debatin dhe pastaj me tridhjetë minuta vonesë vijnë deputetët e parë në sallë”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Shefja e GP të VV-së ka thënë se qeveria është e gatshme të vazhdojë mandatin.

“Është paksa e paimagjinueshme shpërndarja e kuvendit kur për debat të qeverisjes ka kaq pak deputetë në sallë, e lëre më të mendohet për një situatë që do të nënkuptonte përfundimin e legjislaturës së tetë”, ka deklaruar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera