Lajme

Tajani: Kosova t’i respektojë zotimet që i ka bërë me Evropën

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 24 May 2024

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se Kosova duhet t’i respektojë zotimet që i ka bërë me Evropën në raport me Serbinë.

Gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin serb, Millosh Vuçeviq, Tajani tha se zotimet e marra duhet të respektohen në çdo rast.

“Sa i përket çështjes së Kosovës, ritheksoj se Prishtina duhet t’i respektojë zotimet që ka bërë me Evropën, veçanërisht në lidhje me komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës dhe janë komunitete serbe. Pra, zotimet e marra duhet të respektohen në çdo rast”, deklaroi Tajani.

-Advertisement-

“Ribashkimi i Ballkanit me Evropën është një prioritet për qeverinë italiane dhe të gjitha qeveritë e BE-së”, tha ministri i jashtëm italian Tajani në Forumin e sotëm të Biznesit Itali-Serbi në Trieste.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera