Lajme

Tahiri: 30 maji, dita e fundit për shpërndarjen e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 24 May 2024

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, pas dështimit të seancës ku do të trajtohej shqyrtimi i projekt-rezolutës për tri vjet qeverisje, ka thënë se ata kanë qenë pro nënshkrimit të rezolutës për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës.

“PDK ka përkrahur AAK-në për debatin, i cili në fund do të kurorëzohej me nënshkrimin e një rezolute, e cila do të binte thirrje Qeverisë që të dorëhiqet apo të nxirret mocioni i mosbesimit”, ka thënë ai.

“Ajo që është e rëndësishme është se ju e shihni gjendjen, e kemi një shumicë që nuk i kanë numrat për t’i kaluar as projektligjet që kërkohet me shumicë të thjeshtë”, ka thënë ai në deklarim për media.

-Advertisement-

Ai ka bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe se edhe kryeministri është duke i hapur rrugë kësaj ideje.

“Duhet lexuar drejtë edhe lëvizja e kryeministrit. Fakti që i ka hapur mundësi shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, e cila duhet të ndodhë me 2/3 dhe s’mund të ndodh pa votën e LVV-së, kjo nënkupton që ai po i hap rrugë zgjedhjeve të reja dhe krijimit të një qeverie të re”, ka deklaruar Tahiri.

Ai tutje ka thënë se data e fundit për shpërndarjen e kuvendit është 30 maji. “Mirë është të reflektojmë, t’i hapim rrugë zgjedhjeve të reja në qershor apo korrik. Nëse deri më 30 maj nuk arrijmë koordinim për shpërndarjen e kuvendit e humbim mundësinë që qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit më 30 qershor apo 7 korrik. Është dita e fundit dhe nuk do t’i ndalim përpjekjet”, ka thënë Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera