Lajme

Tahiri: Kurti nuk ka shpëtim nga ballafaqimi me opozitën, veç vonim

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 24 May 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se ballafaqimi i kryeministrit Albin Kurtit me opozitën do të jetë, sipas tij herët a vonë, sepse siç tha ai shpëtim nuk ka.

Derisa theksoi, se debati do të ndodhë, ngase sipas tij është i protokolluar në kryesi.

“Kryeministri Kurti duke u dorëzuar ka krijuar një pozicion për të negociuar kushtet e dorëzimit me opozitën, mirëpo ne këto kushte nuk i pranojmë, ne presim herët a vonë kapitullimin e këtij përmes dorëheqjes. Ka vetëm vonim, se shpëtim nuk ka prej ballafaqimit të kryeministrit me opozitën me gjitha këto tema. Debati do të ndodhë nuk ka qysh ik, është i protokolluar në kryesi dhe kurdo që të jetë ai debat do të jetë ballafaqimi i të vërtetës dhe i një super mashtrimi që ka ndodhur tash e tri vjet e gjysmë”, ka deklaruar Tahiri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera