Lajme

Vetaksident në Pejë, vetura bie në lumë

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 24 May 2024

Të premten rreth orës 14:50 në fshatin Dubovë të Pejës ka ndodhur një vetaksident, ku një veturë ka rënë në lumë tek ura e Drinit të Bardhë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Siç bëhet e ditur, në veturë kanë qenë tre persona, ndërsa të njëjtit nuk kanë pësuar lëndime serioze.

-Advertisement-

“Rreth orës 14:50, Policia ka marrë informatën për një vetaksident tek ura e Drinit të Bardhë, ku një veturë ka rënë në lumë, në fshatin Dubovë.  Në veturë kanë qenë tre persona, të cilët me ndihmën e qytetarëve janë larguar nga vetura dhe nuk kanë pësua lëndime serioze. Të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në Spitalin e Pejës”, njoftoi Fadil Gashi për Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera