Lajme

ShBA: Numri i faqeve të lajmeve të rreme më i madh se i mediave legjitime

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 21 June 2024

Në Shtetet e Bashkuara, numri i faqeve me përmbajtje të rreme në internet, e që ato janë të maskuara si faqe lajmesh, tashmë ua kalon numrit të faqeve legjitime, ndërsa Rusia po luan rolin e saj për shtimin e tyre, thonë analistët e mediave, raporton Zeri i Amerikës.

Puna kërkimore e organizatës NewsGuard që mbikëqyr dezinformimin, tregon se ka një rritje të faqeve të njohura për qarkullimin e përmbajtjes me cilësi të ulët ose të dezinformimit.

Këto faqe interneti krijohen zakonisht nga entitete të njëanshme, ose ato që prodhojnë përmbajtje të krijuar me qëllim tërheqjen e lexuesve drejt materialeve të paguara që sjellin fitim, thotë NewsGuard.

-Advertisement-

Sipas kësaj organizate mbikëqyrëse, përdorimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale ka mundësuar shtimin e faqeve të tilla.

Redaktorja në organizatën NewsGuard për çështjet e inteligjencës artificiale dhe influencës së huaj, McKenzie Sadeghi, i tha Zërit të Amerikës se shifrat e rritura janë një zhvillim i zymtë që mund të përbëjë rrezik për lirinë e shtypit dhe për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Ajo tha se kjo kontribuon më tej për rënien e besimit tek mediat në internet.

“Numri i këtyre faqeve është rritur, po kështu edhe për nga përmasat, gama dhe sofistikimi”, tha Sadeghi, përcjell Klankosova.tv.

“Numri që regjistrohet tashmë, prej 1265 faqesh, ia tejkalon numrit të gazetave të përditshme në Shtetet e Bashkuara. Kjo është alarmuese”, shtoi ajo.

Sipas një tjetër projekti, Iniciativës Medill për Lajmet Lokale, pjesë e Fakultetit të Gazetarisë të Universitetit Northwestern, numri i faqeve legjitime të lajmeve lokale në Shtetet e Bashkuara ka rënë në nivelin më të ulët historik, në 1 mijë e 213.

“Kemi një përshpejtim të humbjes së organizatave lokale të lajmeve në mbarë vendin”, tha Tim Franklin, drejtor i këtij projekti.

“Mbi gjysma e qarqeve në Shtetet e Bashkuara janë tashmë si shkretëtira pa lajme, ose kanë vetëm qasje të kufizuar tek lajmet vendase”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University

Të tjera