Lajme

Mungojnë deputetët, shtyhet debati parlamentar për tri vjet qeverisje të Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 24 May 2024

Në mungesë të deputetëve ka dështuar seanca plenare ku do të diskutohej për tri vjet qeverisje.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se të pranishëm janë vetëm 40 deputetë dhe si e tillë seanca nuk mund të vijojë pa prezencën e 61 deputetëve.

Kjo seancë është ftuar me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se janë dakorduar edhe me grupet tjera parlamentare që ky debat të vendoset në një datë tjetër.

-Advertisement-

Edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca u shpreh se debati parlamentar për tri vjet qeverisje do të vendoset në kryesi për një datë tjetër.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon që përmes një rezolute qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje ose me mocion për shkarkim e që më pas të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera