Deputetja e majtë gjermane ia mban anën Serbisë, thotë se Berlini po i kontribuon konfliktit në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 30 April 2023
Zhaklin Nastiq, një deputete e majtë në Gjermani ia ka mbajtur anën Serbisë, duke pretenduar se “Berlini po i kontribuon konfliktit në Kosovë”.
Ajo është marrë edhe me Qeverinë e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, duke përmendur ish-policët serbë të arrestuar, që sipas saj “kanë qenë arrestime arbitrare”.
Pos tjerash deputetja majtiste kërkon nga shteti i saj ”të mos mbajë anë”.
“I bëj thirrje qeverisë gjermane të bëjë një ndryshim rrënjësor në politikën e saj dhe të marrë parasysh interesat e të dyja palëve dhe të punojë për lëshime reciproke”, ka thënë deputetja gjerman, deklaratën e së cilës e ka transmetuar portali propagandistik në gjuhën serbe kosovo-online.
Ajo po ashtu ka kërkuar që perëndimi t’i bëjë presion Kurtit, duke e akuzuar kreun e ekzekutivin kosovar për veprime të njëanshme. Kjo deputete ka eskaluar më tej duke e quajtur Kosovën si ”shtet artificial“.
“Nëse të ashtuquajturat vlera perëndimore, që krijuan këtë shtet artificial, nuk i bëjnë presion të mjaftueshëm Kurtit, ai do të vazhdojë të luajë lojën e tij të politikës nacionaliste”, ka vazhduar deputetja me retorikë ekstremiste.
Nastiq edhe më parë kishte dhënë deklarata kundër shtetit të Kosovës, diçka në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të Berlini të cilët e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, menjëherë pas shpalljes.
Të tjera
-
Tajani: Kosova t’i respektojë zotimet që i ka bërë me Evropën
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani,...
-
Vetaksident në Pejë, vetura bie në lumë
Të premten rreth orës 14:50 në fshatin Dubovë të Pejës ka ndodhur një vetaksi...
-
Një qytetar bie në një gropë të hapur në Shadërvan, po kryheshin punime e aranzhuara nga komuna
Një qytetar në Prizren ka rënë në një gropë në qendrën e qytetit, ku Komuna e...
-
Krasniqi u shkruan letër Kurtit dhe liderëve të opozitës, përmend dy data kur duhet të shkohet në zgjedhje
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u ka shkruar letër kryeministrit Albin Kur...
-
Ekspert për monitorimin e lajmeve që sulmojnë, INPO i kërkon Nagavcit anulimin e tenderit
Organizata INPO kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe In...
-
Ministria e Nagavcit kërkon monitorues të lajmeve që e atakojnë ministrinë
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e cila drejtohet...
-
Kusari-Lila: E paimagjinueshme shpërndarja e Kuvendit kur për debat ka kaq pak deputetë
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila pa...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën nga ora 10:00. Rendi i ditës: ...
-
Arrestohen dy persona, dyshohet se kryen veprën penale rrëmbim
Zyrtarët policorë të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në asistim të Njësi...
-
Gjykimi për Thaçin dhe të tjerët vazhdon më 27 maj
Gjykimi për rastin Thaçi dhe të tjerët do të rifillojë të hënën më 27 maj. Kë...
-
23-vjeçarja kompensohet me 110 mijë euro pasi u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë
Kuvendi Komunal i Prishtinës me 36 vota për, asnjë kundër e ka miratuar propo...
-
Tahiri: Kurti nuk ka shpëtim nga ballafaqimi me opozitën, veç vonim
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se ballafaqimi i...