Fokus

Drejtori i Shpend Ahmetit udhëheq një biznes bashkë me pronarin e marketit “MAXI”, që synon të marrë kiosqet e Prishtinës

Autori: Sylejman Sylejmani 18:50 | 04 July 2019

Procedura e dhënies në shfrytëzim të kiosqeve në Komunën e Prishtinës duket e dyshimtë.

Gazeta inFokus ka mësuar se drejtori i drejtorisë së planifikimit strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Komunë, Genc Bashota, është aksionar në një kompani bashkë me pronarin e rrjetit të marketeve ‘MAXI’, këshiltarin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Gazmend Abrashi.

Bashota e Abrashi janë bashkëaksionar në kompaninë ‘Premium Tobacco Group’. Bashota ka 4 për qind, kurse Abrashi 92 përqind të aksioneve.

-Advertisement-

Këtë gjë e vërtetojnë edhe të dhënat e publikuara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare.

Gazeta inFokus merr vesh se pikërisht rrjeti i marketeve ‘MAXI’, është njëri prej konkurrentëve kryesorë për ta marrë një pjesë të mirë të këtyre kiosqeve.

InFokus ka siguruar edhe hartën ku pritet të jenë 45 kiosqet.

Gazeta inFokus ka tentuar gjatë ditës të kontaktojë me drejtorin Bashota, mirëpo përkundër disa thirrjeve në telefon dhe disa pyetjeve të dërguara në email, ai nuk është përgjigjur.

Përgjigje për këtë çështje gjatë ditës nuk ka dhënë as komuna.

Gazeta inFokus ka raportuar gjatë së mërkurës se rreth 70 punëtorë aktual të këtyre kiosqeve, rrezikojnë të mbesin pa punë si shkak i vendimit të ri të qeverisjes së Prishtinës.

Këta punëtorë kanë protestuar edhe para objektit të komunës.

Të mërkurën, asamblisti i Vetëvendosjes në Komunë, Eman Rrahmani deklaroi se kiosqet do të ndahen mes 3-4 marketeve më të mëdha në Kosovë. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera