A po i lë Shpend Ahmeti 70 punëtorë të kiosqeve të kryeqytetit pa punë?
Autori: Sylejman Sylejmani
14:49 | 03 July 2019
Rreth 70 punëtorë të kiosqeve në gjithë Komunën e Prishtinës rrezikojnë të mbesin pa punë, si shkak i një vendimi të ri të qeverisjes së kryeqytetit.
Në shpalljen e re për dhënien në shfrytëzim të këtyre kiosqeve, Komuna ka vendosur që ato t’i jap për ofertues të cilët në tri vjetët e fundit kanë pasur qarkullim prej 5 milionë euro, shkruan Gazeta inFokus.
Ata që duan të bëhen pronar të tyre, gjithashtu duhet të kenë një rrjet tregtar prej më së paku 5 marketeve të shitjes me pakicë në territorin e Prishtinës.
Sadudin Hasanin, që punon qe 20 vjet në një kioskë në kryeqytet, ky vendim ka merakosur shumë.
“Ma shumë se 70 persona aktualisht punojnë në 30 kioskat që ndodhen në Prishtinë. Gjithë këta rrezikojnë të mbesin pa punë”, thekson ai.
Hasani që është edhe përfaqësues i punëtorëve të këtyre kiosqeve që protestuan mëngjesin e së mërkurës para Komunës, thotë se në fillim nuk ishin të vendosura këto rregulla.
“Nuk kanë qenë këto kritere në fillim kur është votu. Kriteret i ka vendosë Komisioni që është marrë me këtë punë”, thotë ai.
“Me këto kushte po u bëhet gati tereni 3-4 marketeve të mëdha që funksionojnë në Kosovë që t’i marrin të gjitha kioskat sepse askush tjetër nuk i plotëson këto kritere”, vlerëson Hasani.
Me të pajtohet edhe asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Eman Rrahmani.
Rrahmani thotë se kur vendosen kritere të tilla atëherë tenderin po e orienton tek 3-4 persona.
“Në momentin që i qet këto kritere, ku njëri prej tyre është 5 milionë euro dhe kriteri i dytë që me i pas pesë pika në kryeqytet, atëherë ti e orienton këtë tender në tre, katër persona, në tre, katër firma, për shkak se nuk ka kush tjetër t’i plotësojë këto kritere”, thekson ai.
Pasi tenderi është i ndarë në tri llote, Rrahmani thotë se do të ndahen për tri markete të ndryshme.
E kjo, sipas tij po bie ndesh me sloganin e partisë së të larguarve nga Vetëvendosje.
“Secili e ka atë një lloj të ardhur familjare. Janë 33 kiosqe që i bie se 33 familje do të mbesin pa të ardhura. Kjo po bie në kundërshtim edhe me kisne moton e Socialdemokratëve ‘Për shumicën që ka pak’, a realisht është ‘Për pakicën që ka shumë’”, ka thënë Rrahmani.
Sipas tenderit të shpallur, fituesit do të obligohen që t’i punësojnë 11 persona të cilët janë shfrytëzues aktual të këtyre kiosqeve dhe 9 persona të tjerë me nevoja të veçanta, sipas listës së ofruar nga Komuna.
Ankandi publik do të mbahet më 16 korrik në ora 14:00 në objektin e vjetër të Komunës. /Gazeta inFokus

T� tjera
-
Kryediplomatja e BE pas zgjedhjeve në SHBA: Shpresoj që Kongresi i ri do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shpresën që Kon...
-
Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes insti...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar...
-
Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit n...
-
Rrahmani për rastin e Arlinda Zekajt: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani duhet të ketë shkarkime
Deputeti Eman Rrahmani ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për dësht...
-
Raporti i KE-së vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka evidentuar një së...
-
KE: Raporti i vitit 2026 vlerëson pozitivisht punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka vlerësuar pozitiv...
-
Fajde e narkotikë- Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës ka realizuar të mërkurën dy ekstradime ndërkombëtare, në ku...
-
Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Aksion i madh policor në Prizren, Suharekë e Dragash – ka të arrestuar për bixhoz të paligjshëm
Një aksion i gjerë policor kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fa...
-
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ...
-
Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit nesër mbahen disa aktivitete
Me rastin e 10 vjetorit të Astrit Deharit gjatë ditës së nesërme në vendin to...































