Aksion i madh policor në Prizren, Suharekë e Dragash – ka të arrestuar për bixhoz të paligjshëm
Autori: Gazeta inFokus
21:04 | 04 November 2026
Një aksion i gjerë policor kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit është duke u zhvilluar në disa komuna të rajonit të Prizrenit.
Bastisjet po zhvillohen njëkohësisht në Prizren, Suharekë dhe Dragash, ndërsa deri më tani janë përfshirë rreth 20 lokacione të ndryshme.
Lajmin e ka konfirmuar për “Front Online” kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu i cili ka bërë të ditur se aksioni është ende në zhvillim dhe se ka persona të arrestuar.
“Bastisjet janë duke u kryer deri më tani në rreth 20 lokacione të ndryshme. Mund të konfirmoj se ka edhe të arrestuar”, ka deklaruar Kryeziu.
Sipas informacioneve fillestare, operacioni po zhvillohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një periudhe të gjatë të vëzhgimit dhe hetimeve lidhur me aktivitetet e dyshuara të paligjshme të lojërave të fatit.
Aksioni policor është ende në vazhdim, ndërsa detaje të tjera lidhur me numrin e të arrestuarve dhe provat e sekuestruara pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të operacionit.

T� tjera
-
Raporti i KE-së vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka evidentuar një së...
-
KE: Raporti i vitit 2026 vlerëson pozitivisht punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka vlerësuar pozitiv...
-
Fajde e narkotikë- Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës ka realizuar të mërkurën dy ekstradime ndërkombëtare, në ku...
-
Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ...
-
Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit nesër mbahen disa aktivitete
Me rastin e 10 vjetorit të Astrit Deharit gjatë ditës së nesërme në vendin to...
-
Motra e Adem Ademit: Kur nisën gërmimet në Kalludër, isha e bindur se vëllai im ishte aty
Pas 27 vjetësh pritjeje dhe pasigurie për fatin e vëllait të saj, motra e dok...
-
Schuebel: Mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohet
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka theksuar se mand...
-
Tubimi para Kryeministrisë në Tiranë, tensione mes protestuesve dhe policisë, disa të shoqëruar në Polici
Momente tensioni janë regjistruar në protestën që po zhvillohet përpara Kryem...
-
Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë
Komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, Igor Zhmiric, ...
-
Tragjedia në Elbasan, një viktimë, një i zhdukur dhe 10 të lënduar
Një shpërthim i fuqishëm, i ndjekur nga një vatër zjarri, ka ndodhur mesditën...
-
Schuebel: Bllokada institucionale në Kosovë ka ngadalësuar ritmin e reformave
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Dirk Schuebel, ka t...































