Lajme

Raporti i KE-së vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 04 November 2026

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka evidentuar një sërë zhvillimesh në punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), veçanërisht në trajtimin e ankesave, mbrojtjen e të dhënave personale dhe harmonizimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian.

Sipas komunikatës së Agjencisë, raporti vlerëson se trajtimi i ankesave për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale po vazhdon të bëhet në mënyrë të pavarur dhe efikase.

Një tjetër çështje e theksuar është harmonizimi në masë të madhe i kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale me Rregulloren e Përgjithshme të Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).

-Advertisement-

Raporti përmend gjithashtu miratimin e legjislacionit sekondar në këtë fushë, si dhe përpjekjet për rritjen e ndërgjegjësimit të institucioneve publike dhe subjekteve private lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale.Reklamë

Në këtë drejtim, theksohet edhe nevoja për konsultim sistematik me Agjencinë për Informim dhe Privatësi gjatë hartimit të legjislacionit që ndërlidhet me këtë fushë.

Përmes këtyre gjetjeve, Raporti i Komisionit Evropian vë në pah rolin e Agjencisë në avancimin e standardeve për transparencë, qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e privatësisë në Kosovë.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy