Lajme

Tubimi para Kryeministrisë në Tiranë, tensione mes protestuesve dhe policisë, disa të shoqëruar në Polici

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 04 November 2026

Momente tensioni janë regjistruar në protestën që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë.

Situata është përshkallëzuar pasi disa protestues kanë dalë përpara një furgoni të policisë, duke penguar lëvizjen e tij.

Efektivët kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit, duke i shtyrë dhe duke përdorur spraj lotsjellës. Gjatë përplasjes protestuesit kanë kundërshtuar veprimet e forcave të rendit.

-Advertisement-

Incidenti ka shkaktuar kaos përpara godinës së qeverisë, ku prej disa orësh po zhvillohet protesta e studentëve dhe qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama

Protestues të tjerë kanë vijuar të qëndrojnë në shesh, ku situata për momentin vijon të jetë e qetë./TCH

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy