Lajme

Motra e Adem Ademit: Kur nisën gërmimet në Kalludër, isha e bindur se vëllai im ishte aty

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 04 November 2026

Pas 27 vjetësh pritjeje dhe pasigurie për fatin e vëllait të saj, motra e doktor Adem Ademit ka treguar se kishte qenë e bindur që ai ndodhej në Kalludër të Zubin Potokut, sapo kishin nisur gërmimet dhe ishin zbuluar mbetjet e para mortore.

Duke folur në RTVDukagjini, ajo ka treguar se dyshimi për këtë lokacion ishte krijuar nga informacionet se aty ishte parë për herë të fundit grupi i intelektualëve, në mesin e të cilëve edhe vëllai i saj.

Ajo ka thënë se kur kishin nisur gërmimet në këtë zonë dhe kishin filluar të zbuloheshin mbetjet mortore, ishte bindur se aty ndodhej edhe vëllai i saj.

-Advertisement-

“Mirëpo, kur kanë filluar të gjenden mbetjet mortore aty, kam dyshuar dhe e binda veten që aty duhet me qenë vëllai”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka treguar se familja kishte ruajtur shpresat për vite me radhë se Ademi mund të ishte gjallë dhe i burgosur në Serbi, por këto shpresa ishin zbehur pas lirimit dhe kthimit në Kosovë të të burgosurve shqiptarë, në mesin e të cilëve nuk ishte edhe emri i tij.

Pas marrjes së konfirmimit për identifikimin e mbetjeve mortore të Ademit, motra e tij ka thënë se lajmi, ndonëse i mirëpritur pas 27 vjetësh kërkimi, mbetet i dhimbshëm për familjen.

Ajo ka përshkruar dhimbjen dhe ankthin me të cilin familja ka jetuar për gati tri dekada, duke falënderuar institucionet që kanë kontribuar në identifikimin e tij.

Ajo ka falënderuar Komisionin Qeveritar për të Zhdukurit, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë për Krime Lufte, si dhe të gjithë të përfshirët në këtë proces.

Është një lajm i mirëpritur, por çka të them? Është i dhimbshëm. I mirëpritur kur them që 27 vite e kemi kërkuar ta gjejmë. Për atë është lajm i mirëpritur”, ka deklaruar ajo

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy