Lajme

ATK u vihet pas bizneseve që shesin online, shqipton 24 gjoba

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 24 November 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që ushtrojnë veprimtari tregtare përmes platformave online dhe shërbimeve postare, ku gjatë rreth 60 vizitave dhe inspektimeve në terren janë evidentuar 51 raste me parregullsi tatimore.

Sipas ATK-së, parregullsitë e identifikuara përfshijnë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike nga biznese të paregjistruara, punësimin e punëtorëve të padeklaruar, si dhe shitjen e mallrave pa lëshuar kuponë fiskalë.

“Nga këto aktivitete, 36 raste janë rekomanduar për vlerësim dhe trajtim përmes sistemit ZGJONA, ndërsa janë shqiptuar 24 gjoba”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

-Advertisement-

Në njoftim theksohet se çdo individ që ushtron veprimtari ekonomike, pavarësisht mënyrës se si e zhvillon atë, është i obliguar t’i përmbushë detyrimet ligjore dhe tatimore.

“Çdo individ që ushtron veprimtari ekonomike pavarësisht mënyrës se si e zhvillon atë, është i obliguar ta regjistrojë biznesin, t’i formalizojë punëtorët, t’i deklarojë të ardhurat dhe t’i paguajë obligimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në komunikatë.

ATK-ja thekson se shitja përmes internetit apo shpërndarja e produkteve përmes shërbimeve postare nuk i përjashton bizneset nga këto obligime.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy