Sekuestrohen rreth 118 gramë marihuanë në Mitrovicë, Sveçla: Lufta kundër narkotikëve vazhdon pa kompromis
Autori: Gazeta inFokus
10:05 | 24 November 2026
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në një operacion të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut janë sekuestruar 117.9 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.
Sveçla ka thënë se droga ishte e ndarë në paketime të vogla dhe dyshohet se ishte e destinuar për shitje në tregun e rrugës.
Përmes një postimi, Sveçla ka theksuar se lufta kundër narkotikëve do të vazhdojë pa kompromis, duke e cilësuar atë si mbrojtje të shëndetit dhe sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve.“Vazhdon pa kompromis lufta e përbashkët institucionale kundër narkotikëve dhe shpërndarjes së tyre në rrugë. Në një operacion të realizuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut, janë sekuestruar 117.9 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, e ndarë në paketime të vogla dhe e gatshme për shitje në tregun rrugor dhe para të gatshme, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve. I dyshuari është arrestuar për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve”, ka thënë Sveçla. .
Ai ka potencuar veçanërisht rrezikun që paraqet shpërndarja e narkotikëve në afërsi të shkollave dhe ambienteve ku qëndrojnë të rinjtë, duke thënë se institucionet do të vazhdojnë angazhimin për të parandaluar këtë dukuri.“Lufta kundër narkotikëve është mbi të gjitha mbrojtje e shëndetit dhe sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve tanë. Substancat narkotike të destinuara për shitje në rrugë përbëjnë rrezik për komunitetin, veçanërisht për nxënësit dhe ambientet përreth shkollave. Prandaj, do të vazhdojmë me vendosmëri angazhimin për të parandaluar shpërndarjen e tyre dhe për të garantuar mjedise më të sigurta për fëmijët tanë”, ka thënë ai.

T� tjera
-
Polici harron armën zyrtare në një pompë derivatesh në Shkabaj, një qytetar ia merr atë
Një zyrtar policor ka raportuar se e kishte harruar armën zyrtare në një pomp...
-
Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me etiketimet ndaj...
-
Raportohet një rast i rrëmbimit në Mitrovicë, policia nis hetimet
Një femër ka raportuar në Polici një rast të dyshuar të rrëmbimit në Mitrovic...
-
Sigurimi invalidor në Zvicër rrezikon të mbetet pa mjete financiare
Sigurimi invalidor (IV) në Zvicër po përballet me vështirësi të mëdha financi...
-
Vidhen mbi 275 mijë euro nga një lokal në Prishtinë, Policia jep detajet
Persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur 275 mijë e 300 euro n...
-
Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj
Sot, më 24 nëntor, në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet seanca e sh...
-
Mbi 50 aksidente rrugore brenda 24 orëve
Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 60 aksidente trafik...
-
FSK jep detaje për lëndimin e ushtarit gjatë stërvitjes: Gjendja e tij është stabile
Forca e Sigurisë së Kosovës ka reaguar lidhur me rastin e djeshëm, ku një pje...
-
Nënë e bijë përfundojnë në polici pas një konflikti në Prishtinë
Një nënë dhe vajza e saj janë shoqëruar në stacion policor në Prishtinë, pas ...
-
Polici harron armën zyrtare në pompën e derivateve në Shkabaj, një person e merr atë
Një zyrtar policor ka raportuar se e kishte harruar armën e tij zyrtare në nj...
-
Tragjedi në Ferizaj, vdes një fëmijë dyvjeçar pasi dërgohet në Emergjencë
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Ferizaj, ku një fëmijë dyvjeçar ka ndë...
-
Komisioni për Punë të Jashtme takohet me ambasadorin e BE-së
Komisioni për Punë të Jashtme takohet me ambasadorin e BE-sëShare Button Gaze...



































