Lajme

Tetë komisione parlamentare mbajnë sot mbledhje, në rend dite edhe buxheti 2027

Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 24 November 2026

Tetë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhje, më 24 nëntor, me çështje të ndryshme në rend dite, përfshirë projektligjet që lidhen me reformën në drejtësi, buxhetin për vitin 2027 dhe raportet e institucioneve publike.Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit do të shqyrtojë raportet me amendamente për pesë projektligje që lidhen me sistemin e drejtësisë, përfshirë rekrutimin, vlerësimin e performancës dhe përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe ndryshimet në ligjet për Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Ky komision do të shqyrtojë edhe aplikimet e kandidatëve për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe për pozitën e drejtorit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.Ndërkaq, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Komisioni për Arsim do të shqyrtojnë Projektligjin për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2027, sipas fushëveprimit të tyre.
Në rend dite të Komisionit për Ekonomi është shqyrtimi i Raportit Vjetor të Punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2025, ndërsa Komisioni për Shëndetësi do të diskutojë për listat e pritjes në institucionet shëndetësore, furnizimin me barna nga lista esenciale dhe pajisjet medicinale.Komisioni për Mjedis do të shqyrtojë Raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2025, në të cilin është e ftuar të marrë pjesë ministrja Fitore Pacolli-Dalipi.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të zhvillojë takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ndërsa Komisioni për Administratë Publike do të shqyrtojë listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy