Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët, 16 shqiptarë të ekstraduar
Autori: Gazeta inFokus
22:26 | 23 November 2026
Nga arrestimi i bosit të mafias irlandeze Daniel Kinahan deri te sekuestrimi i pasurive të klaneve të drogës në Marsejë, Emiratet e Bashkuara Arabe po shtojnë bashkëpunimin me qeveritë e huaja për të goditur personat e kërkuar nga drejtësia.
Sipas burimeve të cituara nga The Wall Street Journal, në kuadër të këtyre operacioneve janë ekstraduar edhe 16 shtetas shqiptarë, krahas dhjetëra personave nga vende të tjera evropiane.
Për një kohë të gjatë, Dubai është konsideruar si një strehë e sigurt për kriminelët e kërkuar ndërkombëtarisht, të cilët e përdornin qytetin për të investuar pasuritë e përfituara nga aktivitetet e paligjshme dhe për t’iu shmangur drejtësisë. Por vitet e fundit duket se autoritetet kanë ndryshuar qasje, duke shtuar arrestimet, ekstradimet dhe sekuestrimet e aseteve.
Një prej rasteve më të bujshme ishte ekstradimi në gusht i irlandezit Daniel Kinahan, drejtues i klanit kriminal me të njëjtin emër dhe pjesë e të ashtuquajturit superkartel. Ai kërkohej nga autoritetet amerikane dhe kishte një shpërblim të vendosur për informacionin që do të çonte në arrestimin e tij.
Pak kohë më parë, policia në Emirate arrestoi edhe një figurë të njohur të mafias greko-ruse, i identifikuar me nofkën “Endik”. Ai dyshohet se kishte ndërtuar një perandori kriminale përmes kontrabandës së cigareve dhe karburantit, si dhe kishte lidhje me botën e klubeve të natës në Athinë. Autoritetet greke e kishin kërkuar prej vitesh, por nuk kishin arritur ta arrestonin.
Sipas të dhënave të publikuara nga The Wall Street Journal, Emiratet kanë kthyer në vendet e tyre 28 shtetas francezë, 23 belgë, 16 shqiptarë, si dhe rreth një duzinë shtetasish danezë dhe holandezë. Në listë përfshihen edhe persona nga vende aziatike dhe individë të dyshuar për mashtrime kibernetike.
Operacionet kanë çuar gjithashtu në sekuestrimin e pasurive me vlerë miliarda dollarë, të lidhura me mashtrime online dhe rrjete kriminale që vepronin nga Dubai.
Pasuritë e klaneve të drogës në Marsejë nën sekuestro
Mes grupeve kriminale të goditura është edhe Mafia DZ, rrjeti që lidhet me kontrollin e trafikut të drogës në Marsejë. Anëtarë të tij kishin investuar në apartamente luksoze në rrokaqiejt e Dubait, por këto prona tashmë janë sekuestruar nga autoritetet.
Në shënjestër kanë qenë edhe persona të përfshirë në mashtrime online. Një shtetas nigerian, i dyshuar për drejtimin e një rrjeti të tillë, ekspozonte në rrjetet sociale jetën luksoze, makinat sportive dhe pasuritë e tij, përpara se të përfundonte në pranga.
Pse Emiratet po ndryshojnë qëndrim?
Sipas analizës së gazetës amerikane, ndryshimi i qasjes lidhet edhe me interesat diplomatike të Emirateve, të cilat po kërkojnë të forcojnë marrëdhëniet me vendet e tjera dhe të fitojnë mbështetje ndërkombëtare.
Vendi synon të largojë imazhin e një strehe për trafikantët e drogës dhe personat që i shmangen drejtësisë. Një prej rezultateve të kësaj përpjekjeje ishte edhe largimi i Emirateve nga lista gri e vendeve nën monitorim për pastrim parash.
Megjithatë, sipas ekspertëve të krimit, disa prej bosëve kriminalë kanë nisur të shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes drejt vendeve të tjera, më pak të ekspozuara ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar.
Pavarësisht arrestimeve dhe ekstradimeve, Dubai vijon të mbetet një qendër financiare për individë të lidhur me aktivitete të dyshimta, përfshirë ndërmjetës që menaxhojnë kapitalin e Gardës Revolucionare iraniane dhe oligarkë rusë të prekur nga sanksionet.
Autoritetet kanë ende shumë punë përpara, pasi procedurat e ekstradimit mund të zgjasin dhe kërkojnë negociata e bashkëpunim mes institucioneve të vendeve të ndryshme./Top Channel

T� tjera
-
“Kam ndjesi për Bejtën”, Kledja bën deklaratën e papritur
Ditët e fundit, afërsia mes Kledjës dhe Bejtës ka marrë vëmendje të madhe, si...
-
Kur dënohet zëri i heronjve të UÇK-së, monologu i vëllait të Jakup Krasniqit; “Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla!”
“Jakup, që tri ditë po vij te kjo derë. Tri ditë po pres me ta pa fytyrën, me...
-
Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë larguar së bashku nga Serbia, drejt Kirgistanit dhe Moskës
Milan Radoiçiq, i cili e ka pranuar publikisht se organizoi sulmin e armatosu...
-
Mblodhi afro 190 mijë euro kinse vuante nga leukemia, Endrit Azemi u kap në kufi – para hetuesve pranoi se gjithçka ishte inskenuar
Gazeta Sinjali sjell detaje ekskluzive nga arrestimi dhe rrëfimi para hetuesv...
-
Kosova kërkon avancim në procesin e anëtarësimit në BE
Në një takim me përfaqësues të Komisionit Evropian (DG ENEST) dhe Zyrës së BE...
-
Reshjet e para të borës në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes në trafik
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te shoferët që të kenë kujdes të shtua...
-
Çerkini kërkon që Kosova të mos përjashtohet nga forumet e BE-së për zgjerimin
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, ka kërkuar që Kosova të j...
-
Haliti: PDK-ja u çorganizua pas largimit të Thaçit, brenda partisë u krijuan disa blloqe
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka vlerës...
-
Google po lidh kërkimin me AI me Wallet, Drive dhe Gemini
Google ka nisur të shtojë lidhjen me Google Wallet në modalitetin AI të motor...
-
Afati i komisionit për Gjykatën Speciale ka përfunduar, partitë presin draftin e ri
Kryesia e Kuvendit ka kërkuar opinion ligjor, për ndryshimin dhe plotësimin e...
-
Trump: Unë e bëra marrëveshjen për rikthimin e shefit të Nvidia-s
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ai ka bërë marrëveshjen që m...
-
Qeveria miraton pesë vendime në mbledhjen e 13-të, e cila është zhvilluar në formë elektronike
Qeveria miraton marrëveshjen e sigurisë me Maqedoninë e Veriut, emëron Luan D...
































