Bajrami: Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 5.39 miliardë euro
Autori: Gazeta inFokus
19:10 | 23 November 2026
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësimin për deficitin tregtar të Kosovës, i cili gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2026 ka arritur në 5.39 miliardë euro.
Përmes një reagimi, Bajrami ka bërë të ditur se nga janari deri në tetor të këtij viti, Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 6.35 miliardë eurosh, ndërsa eksportet kanë arritur vetëm në 960 milionë euro, shkruan IndeksOnline.
Ajo ka theksuar se kjo nënkupton se për çdo 100 euro mallra të importuara, Kosova ka eksportuar vetëm 15 euro.
Sipas Bajramit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, eksportet janë rritur për 185 milionë euro, ndërsa importet për 492 milionë euro. Si rrjedhojë, pavarësisht rritjes së eksporteve, deficiti tregtar është thelluar edhe për 306 milionë euro.
Deputetja e LDK-së ka kritikuar Qeverinë për politikat ndaj bizneseve vendore, duke pretenduar se ato po përballen me vonesa në subvencione, mungesë kompensimi për dëmet në bujqësi dhe kosto të larta të prodhimit.
Ajo ka veçuar edhe akcizën dhe TVSH-në në karburante, për të cilat ka thënë se po rëndojnë prodhuesit vendorë dhe po krijojnë hapësirë më të madhe për produktet e importit.
“Me thanë asgjë është e padrejtë, sepse në plot raste po i persekuton bizneset vendore, po i vonon subvencionet e nuk po i kompenson dëmet në bujqësi e si asnjë qeveri tjetër në rajon po merr të plotë akcizën e TVSH-në në karburante, duke rritur koston e prodhimit e duke krijuar hapësirë për produktet e importit”, ka shkruar Bajrami.
Në fund, ajo ka ngritur edhe çështjen e mbështetjes së prodhuesve vendorë, duke pyetur se çfarë po bën Qeveria për t’ua lehtësuar kostot, për të rritur shitjet në tregun e brendshëm dhe për t’u mundësuar depërtimin në tregje të reja ndërkombëtare./IndeksOnline/

T� tjera
-
Arrestimi i Endrit Azemi për mashtrim, policia jep detaje e fundit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të fundit rreth arrestimit të Endrit Azemit...
-
Vendimi për vràsjen e Liridonës merr formë të prerë në Apel, familja me mesazh të fortë
Familja e Liridona Ademajt ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e c...
-
121 lindje brenda një jave në QKUK – në jetë vijnë edhe katër palë binjakë
Klinika Gjinekologjike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka re...
-
“Na e kanë pështy shtetin në fytyrë”, Limaj kritikon ashpër sjelljen e Speciales gjatë vizitës së Jakup Krasniqit
Kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar veprimet e G...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e UNMIK-ut, diskutojnë situatën e sigurisë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar në Prishtin...
-
Kusari-Lila: Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka pr...
-
Bie bora e parë në Shqipëri
Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshjet e para të dëborës në Shqipëri, duke ...
-
Gjashtë kandidatë në garë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë – MPB tregon emrat që synojnë këtë pozitë
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar zyrtarisht se gjashtë kandidatë...
-
E propozuara e Qeverisë për ambasadore në Kroaci, del të jetë e diplomuar në Universitetin serb të Prishtinës
E propozuara për ambasadore, në diplomën e saj mban nënshkrimin e ish-rektori...
-
Dosja e Prokurorisë për Endrit Azemin që mashtroi se kishte leukemi: U kthye në Kosovë kur iu bllokuan llogaritë bankare
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të G...
-
Arifi: Aleanca mbështet çdo nismë për t’i ndihmuar ish-komandantët e UÇK-së në Hagë
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka thënë se kjo parti është ...
-
Presidentja Shiroka-Pula nesër viziton zyrtarisht Forcën e Sigurisë së Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nesër do të realiz...
































