“Djali im nuk ka mundur ta bëjë i vetëm këtë plan” – Babai i Endrit Azemit dyshon se edhe persona të tjerë janë përfshirë në mashtrim
Autori: Gazeta inFokus
15:18 | 23 November 2026
Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit, ka ngritur dyshime se pas mashtrimit të dyshuar me mbledhjen e mbi 189 mijë eurove, nën pretendimin se djali i tij vuante nga leukemia akute, mund të qëndrojnë edhe persona të tjerë.
Në një intervistë për Tëvë1, ai ka deklaruar se nuk beson që Endriti ka mundur ta planifikojë dhe realizojë i vetëm gjithë këtë skemë, duke përmendur udhëtimet në Prishtinë e Turqi dhe dokumentet që ai i ka cilësuar si të falsifikuara.
“Djali jem nuk ka mujt me bo këtë plan kurrë në jetë të vet. Qysh ka mujt me shku në Prishtinë me marrë fals, në Turqi fals, unë nuk po e di qysh”, është shprehur ai.
Sipas tij, Endriti kishte kaluar një periudhë prej dy deri në tri javësh larg shtëpisë, kohë gjatë së cilës ai dyshon se mund të jetë organizuar e gjithë skema.
“Besoni që në dy-tri javë nuk është sillë nga shtëpia, ata ishin kanë krejt tu e planifikuar. Unë nuk e di, veç djalin tem e njoh”, ka deklaruar Azemi.
Ai ka përmendur edhe shoqërimin e djalit të tij me persona të tjerë, duke lënë të kuptohet se kërkon të zbardhet se kush mund të ketë qenë i përfshirë në këtë rast.
“Jo ai, por edhe tre të tjerët me pas vdekë, se kjo që ka ndodh, nuk e di çka u bo dhe kush është pas kësaj pune”, ka thënë ai.
Megjithatë, pretendimet e babait për përfshirjen e personave të tjerë mbeten të pakonfirmuara nga organet e drejtësisë.
Endrit Azemi aktualisht ndodhet në paraburgim prej një muaji, nën dyshimin për mashtrim, pasi dyshohet se ka përfituar mbi 189 mijë euro nga qytetarët duke pretenduar se ishte i sëmurë rëndë

T� tjera
-
Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve
Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit i arrestuar se mblodhi 189 mijë e 206 eu...
-
Punëtorët e KEK-ut dy vjet e gjysmë pa këpucë e çizme pune, dokumentet zbulojnë një mal mangësish në kushtet e punës vetëm pasi tre punëtorë humbën jetën
Një hulumtim i gjatë i Gazeta Infokus nxjerri në pah kushtet e rënda me të ci...
-
Një muaj paraburgim për Endrit Azemin që mashtoi se ishte i sëmurë dhe përfitoi para
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në G...
-
27 vjet nga vizita e parë historike e Bill Clintonit në Kosovë
Më 23 nëntor 1999, pesë muaj pas përfundimit të luftës në Kosovës, presidenti...
-
Ligji për Specialen, Çitaku: Besoj se sot ekspertët e dorëzojnë draftin e parë, me VV-në na bashkon UÇK-ja
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se brenda javës do...
-
Haxhiu: Nisma e re për Ligjin për Specialen do të procedohet brenda kësaj jave
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se nisma e...
-
Ligji për Specialen, Tahiri: Nuk do të vijë i njëjti në Kuvend, vjen një ligj i ri
Shefi i deputetëve të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Ligji për Spec...
-
Ligji për Specialen, Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në pritje që ekspertët...
-
Kujdes çfarë luajnë fëmijët tuaj! GTA VI, përveç dhùnës, përmban edhe nùditet, drògë e striptizëm
Miliona të rinj në mbarë botën janë mbërthyer pas ekranit për të luajtur vide...
-
Statusi i të mbijetuarave të dhunës seks*uale gjatë luftës, Komisioni Qeveritar jep llogari para deputetëve
Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, V...
-
Rama dhe Kurti dje në Manastir për Ditën e Alfabetit me agjenda të ndara, dy kryeministrat shmangin njëri-tjetrin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,...
-
Nis mbledhja e kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca e radhës
Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit, në të cilën pritet të shqyrtohen pi...




































