Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij prekës për qytetarët
Autori: Gazeta inFokus
09:54 | 23 November 2026
Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit ka qenë e nevojshme për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij. Kështu deklaron djali i tij, Altin Krasniqi, i cili ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar ndaj familjes gjatë kësaj periudhe.
Ai tha se vizita ishte e nevojshme, duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të nënës, ndërsa ka falënderuar të gjithë qytetarët që u kanë qëndruar pranë dhe i kanë mbështetur.
Krasniqi ka bërë të ditur gjithashtu se edhe babai i tij është mirë me shëndet.
“Vizita ka qenë shumë e mirë, ka pas nevojë, ka qenë shkaku i gjendjes nenës që i falënderoj gjithë që na kanë mbështetur…gjithë qytetarët…(Edhe babai ishte) Mirë me shëndet”, thotë Krasniqi për KP.
Jakup Krasniqi qëndroi katër ditë në Kosovë për arsye humanitare, përpara se të kthehej sërish në Hagë. Dhomat e Specializuara të Kosovës lejuan vizitën për “arsye të forta humanitare” pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.
Gjatë katër ditëve, Krasniqi u dërgua çdo ditë për disa orë në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës për të qëndruar pranë familjes dhe bashkëshortes, ndërsa netët i kalonte në selinë e EULEX-it në Fushë Kosovë.
E gjithë vizita u zhvillua nën përcjellje të rreptë të forcave të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it.
Kjo ishte vizita e dytë e Jakup Krasniqit në Kosovë që nga arrestimi dhe transferimi në Hagë në nëntor të vitit 2020 (pas vizitës së tetorit 2024 për vdekjen e vëllait të tij), dhe vjen pas vendimit të 16 shtatorit 2026, ku ai u dënua me 25 vjet burgim në shkallën e parë.

T� tjera
-
Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it
E ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e paqartë, ndërsa Shtetet e Ba...
-
“Mos e injoroni këtë dhimbje” – Mjeku tregon kur gjoksi mund të paralajmërojë probleme me zemrën
Dhimbja e gjoksit nuk duhet të neglizhohet, pasi në raste të caktuara mund të...
-
26 vjet nga vras*ja e Xhemail Mustafës, Osmani: Ai nuk u vra vetëm si njeri, me të u plagos ndërgjegjja e Kosovës
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 26-vjetorin e vrasjes së ...
-
Apeli ia konfirmoi aktakuzën Rozeta Hajdarit, sot vazhdon gjykimi për aferën e rezervave shtetërore
Gjykata e Apelit ia ka lënë në fuqi aktakuzën ish-ministres Rozeta Hajdari pë...
-
Anulohet protesta e studentëve të UP-së, shkak takimi me Këshillin Drejtues
Protesta e paralajmëruar për sot në orën 11:30 para Rektoratit të Universitet...
-
Janina Ymeri: Ministria e Shëndetësisë bleu autoambulanca pa certifikata, shpenzoi afro 1.5 milion euro
Deputetja Janina Ymeri ka ngritur shqetësime lidhur me blerjen e autoambulanc...
-
Raportohet i zhdukur prej gjashtë ditësh një person në Prizren
Një person është raportuar i zhdukur në Prizren, pasi ka dalë nga shtëpia dhe...
-
Dy persona përleshen mes vete në Vushtrri, njëri lirohet e tjetri dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona në Vushtrri janë përleshur mes ve...
-
Burri dërgohet në mbajtje në Podujevë, gruaja kthehet te familjarët e saj
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Podujevë, me ç’rast një perso...
-
Mungesa e furnizimit me rrymë, sot protestohet në Prizren
Për shkak të pakënaqësive me gjendjen e furnizimit me energji elektrike, sot ...
-
Sekuestrohet një armë zjarri me gjashtë fishekë në Skenderaj
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë me gjasht...
-
Studentët e UP-së protestojnë sot para rektoratit
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, së bashku me Këshillat St...
































