Lajme

Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 22 November 2026

Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter2026, Kosova regjistron përqindjen më të ulët të qytetarëve të rritur që shqyrtojnë mundësinë e emigrimit në rajon, me 19.7% të të anketuarve që shprehin këtë mendim.  

Përballë Kosovës, vendet e tjera të përfshira në pasqyrën rajonale shënojnë nivele më të larta të të rriturve që mendojnë të largohen.

Pas Kosovës, shifra më e ulët regjistrohet në Serbi me 22.4%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 26.1% dhe Shqipëria me 27.6%.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, përqindjet më të larta të qytetarëve të rritur që konsiderojnë largimin nga vendi paraqiten në Malin e Zi me 38.4% dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, e cila kryeson me 41.6%. /Gazeta Express

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy