Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Autori: Gazeta inFokus
08:13 | 23 November 2026
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të gërmojnë edhe në së paku katër lokacione tjera, prej tyre disa për herë të parë. Këtë e ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni për Persona të Zhdukur, teksa ka konfirmuar se do të ketë gërmime në varrezat e qytetit të Mitrovicës së Veriut.Pavarësisht informacioneve që i patën, në tentativën e parë për shkak të kushteve të terrenit, gërmimet u mbyllen pa ndonjë rezultat.
Por, kur u kthyen gjashtë ditë më pas, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se në Brod të Shtërpcës u gjetën mbetjet mortore të një personi.Ndonëse aty gërmimet kanë përfunduar, ky s’do të jetë lokacioni i fundit ku dyshohet se ka mbetje eshtërore nga lufta e fundit.
“Pa shmangshëm po e them se i është kushtuar vëmendje fshatrave në Jabukë e Kalludër të Zubin Potokut e më pas edhe gërmimet gjatë kësaj jave i kemi diku edhe 3-4 lokacione ndoshta edhe më shumë lokacione që do të jenë pjesë e agjendës varësish nga kushtet e motit por edhe nga informatat që jemi duke i trajtuar”, ka deklaruar Kushtrim Gara, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur për Dukagjinin.Për gati një muaj gërmime pati edhe në fshatrat Kalludër e Jabukë të Zubin Potokut.
Por a do të kthehen ekipet sërish në Veri?“një nga lokacionet që potencialisht do ta kemi në agjendë është lokacioni i varrezave të qytetit të Mitrovicës së Veriut pra varrezat e besimtarëve mysliman përkundër gërmimeve ky lokacion por edhe të tilla si varrezat në Arbëri, Prizren e Gjakovë janë lokacione ku ka potencial për mbetje”, ka theksuar Gara.
Ndërkohë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk kanë kthyer përgjigje për rezultatet e ADN-së, të cilat u dërguan për ekzaminime para gati dy muajsh, nga varrezat masive në dy lokacionet në veri.Siç merr vesh televizioni Dukagjini varësisht kushteve atmosferike, gjatë javës së ardhshme do rinisin gërmimet edhe në varrezat e qytetit në Arbëri.

T� tjera
-
Studentët e UP-së protestojnë sot para rektoratit
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, së bashku me Këshillat St...
-
Këto ngjarje parashihen të ndodhin sot në Kosovë
Në Kosovë më 23 nëntor janë paraparë disa ngjarje. Pritet të mblidhet kr...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, në rend dite caktimi i seancës plenare
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00, për të diskut...
-
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit
Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter20...
-
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një p...
-
Policia ia gjenë pistoletën në veturë, ia konfiskojnë, prokurori e liron në procedure të rregullt
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontro...
-
Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë...
-
Ultimatumi i Trumpit për Teheranin: Sulme të mëdha ushtarake pas Vitit të Ri nëse dështon marrëveshja
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një ...
-
Rama në Manastir propozon Bibliotekë Mbarëkombëtare të Shqipes: Do ta marrim përsipër,besoj se Kosova do të ketë gatishmëri
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati...
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
































