Lajme

Janina Ymeri: Ministria e Shëndetësisë bleu autoambulanca pa certifikata, shpenzoi afro 1.5 milion euro

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 23 November 2026

Deputetja Janina Ymeri ka ngritur shqetësime lidhur me blerjen e autoambulancave nga Ministria e Shëndetësisë, duke pretenduar se në vend të automjeteve të përshtatshme për shërbime emergjente janë pranuar mjete të tipit furgon, të cilat nuk posedonin certifikatat e kërkuara, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një reagimi publik, Ymeri ka deklaruar se kjo blerje, e realizuar në vitin 2025, u ka kushtuar qytetarëve të Kosovës 1 milion e 495 mijë e 800 euro.

“Në vazhdimin e debatit se sa mirë po jetohet si qytetar i Republikës, nuk duhet lënë anash as lajmi se në vend të autoambulancave u pranuan mjete të tipit furgonë nga Ministria e Shëndetësisë”, ka shkruar Ymeri.

-Advertisement-

Sipas saj, automjetet e pranuara nuk kanë pasur as certifikatat e nevojshme, ndërsa dimensionet e tyre nuk janë të përshtatshme për shërbimin që synojnë të ofrojnë.

“Ky ‘tolerim’ ndodhi në vitin 2025 dhe sot e asaj dite këto autoambulanca-furgonë kanë dimensione atipike për shërbimin që ofrojnë”, ka deklaruar deputetja.

Ymeri ka kritikuar edhe shumën e shpenzuar për këtë furnizim, duke theksuar se bëhet fjalë për para publike.

“Gjithë kjo blerje nga paratë e qytetarëve që do të shtrihen po në këto automjete pa certifikata, kushtoi hiç më pak se 1,495,800 euro ose afër 1.5 milionë euro”, theksoi ai.

Pretendimet e deputetes lidhur me certifikimin dhe përshtatshmërinë e automjeteve mbeten për t’u verifikuar përmes dokumentacionit përkatës dhe sqarimeve nga Ministria e Shëndetësisë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy