Lajme

E propozuara e Qeverisë për ambasadore në Kroaci, del të jetë e diplomuar në Universitetin serb të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 23 November 2026

E propozuara për ambasadore, në diplomën e saj mban nënshkrimin e ish-rektorit famëkeq serb të Universitetit të Prishtinës, Radivoje Papoviq, i cili ishte plagosur në një sulm me bombë më 1997. Sulmin e kishte marrë përsipër Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Ndërsa Martin Berishaj po i afrohet fundit të mandatit të tij si ambasador i Kosovës në Kroaci, Qeveria e ka përzgjedhur për këtë pozitë një person që ka lidhje me të kaluarën pushtetuese të Serbisë në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka propozuar zëvendësimin e ambasadorit Berishaj me Hasnije Ilazin, ish-kryetaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).

-Advertisement-

Një dokument të cilin e ka siguruar Paparaci dëshmon se Hasnije Ilazi, profesoreshë e filozofisë në Fakultetin Filozofik, ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1992, në një periudhë kohore kur Kosova ndodhej nën pushtimin nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Diploma e Ilazit e nivelit Bachelor në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës është e nënshkruar nga Radivoje Papoviq, ish-rektori famëkeq i Universitetit të Prishtinës, i cili ishte plagosur në një sulm me bombë më 1997, raporton Paparaci, transmeton Periskopi.

“Ademaj Sala Hasnije, i/e lindur më… në beograd i/e regjistruar në vitin shkollor 1986/87, më 16.05.1991 ka dhënë të gjitha provimet e parapara në fakultetin filozofik, seksioni për filozofi-sociologji me notën mesatare gjatë studimeve 9,32 në provimin e diplomës 10,00 dhe i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara për fitimin e kualifikimit superior shkollor”, thuhet në diplomën e Ilazit.

“Në bazë të kësaj i lëshohet kjo diplomë me të cilën fiton të drejtat e parapara me ligj si dhe titullin profesional profesor i filozofisë-sociologjisë”.

Sulmin ndaj Papoviqit e kishte marrë përsipër Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ky rektor ishte përmendur edhe në gjykimin ndaj ish-katërshes së UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Radivoje Papoviq ishte emëruar dhunshëm në pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës pas masave dhe organeve të dhunshme që u imponuan në universitet me vendim të Kuvendit të Serbisë më 27 qershor 1991.

Papoviqi ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të SPS-it, partisë së udhëhequr nga Sllobodan Milosheviqi.

Pas propozimit të Konjufcës, emërimi i Hasnije Ilazit si ambasadore e Kosovës në Kroaci do të hyjë në filtrin e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporës në Kuvendin e Kosovës.

Në shkresën e propozimit, të cilin e ka publikuar sot portali Nacionale, kryediplomati Konjufca ka përmendur përvojën akademike, institucionale dhe profesionale të Ilazit.

“Në rrafshin e drejtimit institucional dhe arritjeve profesionale, znj. Ilazi ka shërbyer si Kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (2021–2026), ku ka udhëhequr procese kyçe të ngritjes së cilësisë dhe përshtatjes me standardet evropiane, si dhe mban titullin Presidente Nderi e këtij institucioni”, thuhet në shkresë.

Në të njëjtin paragraf, ai përmend edhe pozitat e tjera që Ilazi ka mbajtur në Universitetin e Prishtinës.

Konjufca, në shkresën e tij, thekson edhe njohjen e gjuhëve nga kandidatja – përfshirë gjuhën kroate.

Ajo pritet të zëvendësojë në këtë pozitë diplomatike Martin Berishajn, të përfshirë në një skandalin financiar me një kompani të energjisë me seli në Beograd.

Një hulumtim i Paparacit në vitin 2023 kishte zbuluar se Berishaj, përmes kompanisë “MB Consulting”, kishte zhvilluar transaksione të dyshimta milionëshe në Kosovë dhe Mal të Zi. Kompania “MB Consulting” në Kosovë dhe filiali i saj “MB Consulting Doo” në Mal të Zi, kishin zhvilluar transaksione në vlera disa milionëshe për një periudhë shtatë vjeçare.

Në Kosovë, kompania e ambasadorit të Kosovës në Kroaci kishte regjistruar transfere në vlerë prej 1 milion e gjysmë me kompaninë “GEN Doo” në Beograd.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy