Reagimet për vendosjen e bustit të Adem Jasharit në oborrin e Kishës, Latifi: S’u ngjyros fetarisht figura e tij, mos u bëni më turq se turqit
Autori: Gazeta inFokus
17:09 | 23 November 2026
Profesori i filozofisë së religjionit, Blerim Latifi, i cili dje mori pjesë në ceremoninë e zbulimit të busteve të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Pjetër Bogdanit dhe Adem Jasharit, ka reaguar lidhur me debatin që nxiti fakti i vendosjes së tyre në oborrin e Kishës Katolike në Llapushnik të Drenasit.
Latifi tha se busti i Adem Jasharit në oborrin e Kishës Katolike në Llapushnik “nuk është vendosur me ndonjë synim për ta ngjyrosur fetarisht figurën e tij”.
“Ky as nuk ka qenë qëllimi dhe, realisht, as nuk mund të jetë. Ne jemi bashkëkohës të Adem Jasharit dhe e dimë shumë mirë se për çfarë luftoi dhe ra ai, bashkë me familjen e tij”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Latifi tha se “në konflikt me nacionalizmin shqiptar kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë ata që kanë ëndërruar dhe ende ëndërrojnë që Shqipëria dhe Kosova të mos jenë komb sovran dhe europian, por dy provinca të mjera të Turqisë në Europë”.
“Perandoria Osmane nuk kthehet më. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë kufij të përbashkët me Turqinë; mes tyre shtrihen disa shtete të tjera. Për më tepër, politika e sotme turke udhëhiqet nga logjika bashkëkohore e interesave kombëtare dhe gjeopolitike, jo nga ndonjë projekt për rikthimin e një perandorie të vdekur”, shkroi ai ndër tjerash.
Postimi i Blerim Latifit:
Vendosja e bustit të Adem Jasharit në oborrin e Kishës Katolike në Llapushnik të Drenicës, përveç reagimit të pritshëm të qarqeve të talibanëve shqipfolës, nxiti edhe reagimin e disa individëve për të cilët kam menduar se kanë një mendim më serioz rreth këtyre çështjeve. Por ja, ky ishte rasti për t’u zhgënjyer.
Sidoqoftë, po e them shkurt thelbin e kësaj çështjeje, pa pretenduar të jem zëdhënës i askujt, por duke shprehur vetëm atë që mendoj personalisht dhe që e them pa asnjë ndrojtje.
Busti i Adem Jasharit në oborrin e Kishës Katolike në Llapushnik nuk është vendosur me ndonjë synim për ta ngjyrosur fetarisht figurën e tij. Ky as nuk ka qenë qëllimi dhe, realisht, as nuk mund të jetë. Ne jemi bashkëkohës të Adem Jasharit dhe e dimë shumë mirë se për çfarë luftoi dhe ra ai, bashkë me familjen e tij.
Kuptimi i jetës dhe i veprës së tij i përket ekskluzivisht një ideologjie: nacionalizmit shqiptar. Fatmirësisht, ai dhe vëllai i tij, Hamza, na e kanë lënë këtë dëshmi edhe përmes vetë fjalëve të tyre.
Në këtë kontekst, Kisha Katolike e Llapushnikut, me vendosjen e bustit, çfarë ka dashur të bëjë është pikërisht të nderojë figurën e Adem Jasharit si hero kombëtar shqiptar. Ashtu siç ka vepruar historikisht Kisha Katolike Shqiptare me heronjtë e kombit tonë.
Po marr vetëm një shembull: heroi kryesor i Lahutës së Malcis të At Gjergj Fishtës është një shqiptar musliman, Oso Kuka. Dhe kjo nuk është rastësi, por shprehje e një tradite të gjatë dhe e një qëndrimi të qartë, sepse katolicizmi shqiptar asnjëherë nuk ka qenë në konflikt me nacionalizmin shqiptar. Përkundrazi, historikisht e ka mbështetur atë. Faktet janë të shumta dhe të qarta.
Në konflikt me nacionalizmin shqiptar kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë ata që kanë ëndërruar dhe ende ëndërrojnë që Shqipëria dhe Kosova të mos jenë komb sovran dhe europian, por dy provinca të mjera të Turqisë në Europë. Një ëndërr kjo që sot nuk ka as bazë historike dhe as kuptim gjeopolitik.
Perandoria Osmane nuk kthehet më. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë kufij të përbashkët me Turqinë; mes tyre shtrihen disa shtete të tjera. Për më tepër, politika e sotme turke udhëhiqet nga logjika bashkëkohore e interesave kombëtare dhe gjeopolitike, jo nga ndonjë projekt për rikthimin e një perandorie të vdekur.
Për fund: Mos u bëni më turq se turqit, sepse të parët që do të qeshin me ju do të jenë vetë turqit e vërtetë. Dhe turqit e vërtetë sot shohin nga e ardhmja, e jo nga një e kaluar e vdekur, nga e cila vetë u shkëputën këtu e një shekull më parë, nën drejtimin e Kemal Ataturkut.

T� tjera
-
Presidentja Shiroka-Pula nesër viziton zyrtarisht Forcën e Sigurisë së Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nesër do të realiz...
-
Kush është Arbnesh Ajvazi, njëri nga kandidatët për drejtor të Policisë?
Arbnesh Ajvazi është njëri nga kandidatët për pozitën e drejtorit, me një kar...
-
Zëvendësohet Martin Berishaj, në vend të tij propozohet ambasadore për në kroaci mbështetësja e VV’së, Hasnije Ilazi
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është përfolur për sh...
-
Deri në 87 mijë vende të reja pune në Kosovë? Pengesat drejt realizimit
Tetëdhjetë e shtatë mijë vende të reja pune në një vend ku, sipas të dhënave ...
-
20 ditë pas lirimit nga burgu, ekzekutohet në oborrin e shtëpisë personazhi i njohur i botës së kṛimit në Fier
I liruar nga qelia vetëm 20 ditë më parë, Selami Hasani është gjetur i vrarë ...
-
Apeli vërteton dënimin, burgim i përjeshtëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën
Gjykata e Apelit e Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda, i ka refuzuar si...
-
Besa Kabashi-Ramaj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s kërkon përfshirjen e Kosovës në mekanizmat e inovacionit dhe sigurisë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka marrë pjesë në Asambl...
-
“Djali im nuk ka mundur ta bëjë i vetëm këtë plan” – Babai i Endrit Azemit dyshon se edhe persona të tjerë janë përfshirë në mashtrim
Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit, ka ngritur dyshime se pas mashtrimit të...
-
Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve
Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit i arrestuar se mblodhi 189 mijë e 206 eu...
-
Punëtorët e KEK-ut dy vjet e gjysmë pa këpucë e çizme pune, dokumentet zbulojnë një mal mangësish në kushtet e punës vetëm pasi tre punëtorë humbën jetën
Një hulumtim i gjatë i Gazeta Infokus nxjerri në pah kushtet e rënda me të ci...
-
Një muaj paraburgim për Endrit Azemin që mashtoi se ishte i sëmurë dhe përfitoi para
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në G...
-
27 vjet nga vizita e parë historike e Bill Clintonit në Kosovë
Më 23 nëntor 1999, pesë muaj pas përfundimit të luftës në Kosovës, presidenti...





























