Lajme

121 lindje brenda një jave në QKUK – në jetë vijnë edhe katër palë binjakë

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 23 November 2026

Klinika Gjinekologjike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka regjistruar gjithsej 121 lindje gjatë javës së kaluar, konkretisht në periudhën 16–22 nëntor 2026, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit javor të publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), prej numrit të përgjithshëm të lindjeve, 67 janë kryer në mënyrë spontane, ndërsa 54 të tjera janë realizuar përmes prerjes cezariane.

Nga këto lindje, gjatë këtyre shtatë ditëve në Klinikën Gjinekologjike kanë ardhur në jetë gjithsej 125 foshnja, prej të cilave 67 janë meshkuj dhe 58 femra.

-Advertisement-

Po ashtu, në raportin zyrtar evidentohet se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe katër lindje të binjakëve

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy