Mblodhi afro 190 mijë euro kinse vuante nga leukemia, Endrit Azemi u kap në kufi – para hetuesve pranoi se gjithçka ishte inskenuar
Autori: Gazeta inFokus
22:08 | 23 November 2026
Gazeta Sinjali sjell detaje ekskluzive nga arrestimi dhe rrëfimi para hetuesve i Endrit Azemit, të riut nga Gjilani që dyshohet se mashtroi qytetarët e Kosovës dhe diasporës, duke grumbulluar afro 190 mijë euro për trajtimin e një sëmundjeje nga e cila nuk vuante.
Burimet e Sinjalit zbulojnë se Azemi është kapur më 21 nëntor, në pikën kufitare në Han të Elezit, pikërisht gjatë hyrjes në territorin e Kosovës.
Ai ishte shpallur në kërkim policor nga hetuesit rajonalë të Gjilanit, pas zbulimit të dyshimeve për mashtrimin me fushatën e donacioneve.
Por detaji më i rëndësishëm i këtij rasti lidhet me atë që Azemi ka deklaruar pas arrestimit.
Në orët e para të 22 nëntorit, rreth orës 01:30, gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, Azemi ka pranuar në tërësi se gjithçka kishte qenë e inskenuar dhe se nuk vuante nga leukemia akute.
Për t’i bindur qytetarët që të kontribuonin financiarisht, ai kishte paraqitur dokumentacion që pretendohej se ishte lëshuar nga spitali “Acibadem Altunizade” në Turqi, sipas të cilit trajtimi dhe rehabilitimi i tij do të kushtonin 253.765 dollarë amerikanë.
Mirëpo, hetuesit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kishin siguruar dokumentacion zyrtar nga institucionet relevante në Kosovë dhe Turqi, duke zbuluar se Azemi nuk figuronte në databazat spitalore të verifikuara lidhur me sëmundjen që kishte deklaruar publikisht.
Përmes fushatës në platformën “GoFundMe” ishin grumbulluar 162.522 euro, ndërsa nga aktivitetet për mbledhjen e donacioneve në Gjilan ishin siguruar edhe rreth 26.685 euro.
Sinjali mëson gjithashtu se fondet e grumbulluara në Kosovë janë ngrirë, ndërsa përmes kanaleve të bashkëpunimit ndërkombëtar policor është kërkuar ngrirja e donacioneve të grumbulluara në një llogari në Gjermani.
Pas pranimit të tij para hetuesve, Prokuroria kishte urdhëruar ndalimin për 48 orë.
Sot, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar Azemit masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Rasti, i cili ka shkaktuar revoltë të madhe në opinionin publik, përbën një goditje të rëndë ndaj besimit të qytetarëve në fushatat humanitare, prej të cilave shpesh varet jeta e njerëzve që realisht kanë nevojë për ndihmë.
Hetimet ndaj Azemit po zhvillohen për veprën penale “Mashtrimi”.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

T� tjera
-
Kosova kërkon avancim në procesin e anëtarësimit në BE
Në një takim me përfaqësues të Komisionit Evropian (DG ENEST) dhe Zyrës së BE...
-
Reshjet e para të borës në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes në trafik
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te shoferët që të kenë kujdes të shtua...
-
Çerkini kërkon që Kosova të mos përjashtohet nga forumet e BE-së për zgjerimin
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, ka kërkuar që Kosova të j...
-
Haliti: PDK-ja u çorganizua pas largimit të Thaçit, brenda partisë u krijuan disa blloqe
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka vlerës...
-
Google po lidh kërkimin me AI me Wallet, Drive dhe Gemini
Google ka nisur të shtojë lidhjen me Google Wallet në modalitetin AI të motor...
-
Afati i komisionit për Gjykatën Speciale ka përfunduar, partitë presin draftin e ri
Kryesia e Kuvendit ka kërkuar opinion ligjor, për ndryshimin dhe plotësimin e...
-
Trump: Unë e bëra marrëveshjen për rikthimin e shefit të Nvidia-s
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ai ka bërë marrëveshjen që m...
-
Qeveria miraton pesë vendime në mbledhjen e 13-të, e cila është zhvilluar në formë elektronike
Qeveria miraton marrëveshjen e sigurisë me Maqedoninë e Veriut, emëron Luan D...
-
Borë në Prevallë dhe Bjeshkët e Rugovës, Ministria e Infrastrukturës del me njoftim
Reshjet e para të borës kanë nisur në Prevallë, në Bjeshkët e Rugovës dhe në ...
-
Reshje të dendura në Kukës, reshjet zbardhin zonën pranë Tunelit të Kalimashit
Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë këtë të hënë zonën e Kalimashit. ...
-
U lëndua në Gjakovë, nga QKUK flasin për gjendjen e ushtarit të FSK-së
Gjendja shëndetësore e ushtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili dysh...
-
Hekuran Avdylit i caktohet paraburgimi në Visconsin të SHBA, u ekstradua nën dyshimet se u vodhi të dhëna bankare amerikanëve
Hektor Avdyli, 21-vjeçar, nipi i ish-deputetit Haxhi Avdyli, u arrestua më 15...
































