Prokuroria e konfirmon ndalimin e katër personave për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dy dyshohen për vrasje, dy tjerë dyshohen se ndihmuan
Autori: Gazeta inFokus
14:26 | 24 November 2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin edhe të katër personave tjerë për vrasjen e Arlindaj Zekajt në Pejë.Prokuroria tha se arrestuan ata “pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore” dhe se i ndaluan ata për 48 orë.
“Dy nga personat e ndaluar, me inicialet N.S., dhe D.S., dyshohen për kryerjen e veprës penale ’‘Ndihma në kryerjen e veprës penale ‘’Vrasja e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1, pika 1.3, 1.4, dhe 1.8 lidhur me nenin 33 të KPRK-së , ndërsa dy personat e tjerë me inicialet M.P. dhe G.B. dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, tha Prokuroria.Ky institucion shtoi gjithashtu se gjatë zhvillimit të veprimeve hetimore, janë siguruar prova materiale të cilat mbështesin dyshimin e bazuar se personat e lartcekur kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohet.
“Në kuadër të procedurës penale, Prokurori i çështjes ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit. Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve”.

T� tjera
-
Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta apelojë ven...
-
Zbulohen katër emrat e të arrestuarve të tjerë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt
Ish vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Ze...
-
Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës
Ish-burri i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, para pak minutash është dërguar në G...
-
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K
Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur fillimin e zbatimit gradual të Sistemit...
-
Vita kundërshton rezultatet e AUV-it: Analizat në Bullgari tregojnë se aflatoksina në qumësht është nën kufirin e lejuar
Qumështorja “Vita” ka reaguar lidhur me rezultatet e publikuara nga Agjencia ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, arrestohen vjehrra dhe kunati nën dyshimin për shtytje në vrasje!
Zhvillime të fuqishme në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Në mes...
-
Abdixhiku: Ju kam thënë, mos i dëgjoni sulmet ndaj LDK-së dhe deklaratat për vrasjet politike nuk ndalen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vra*në nga partnerët ose familjarët më 2025
Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose a...
-
Forcohen lidhjet ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim J...
-
Fermerët vendorë i “shkel” importi – 50 milion kilogram qumësht e produkte të tij erdhën në Kosovë vetëm brenda këtij viti – ndikim pati edhe një vendim i Armend Mujës
Miliona kilogram qumësht e produkte të tij po importohen në Kosovë derisa pro...
-
“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj
Leutrim Syla, avokat i familjes së Liridona e Ademajt ka reaguar pasi Gjykata...
-
“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”
Deputeti i Lidhje Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur m...




























